Skip to content

Çdo pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Çdo pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë. Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.”

«مَا مِنَ الأَنْبِيَاءِ نَبِيٌّ إِلَّا أُعْطِيَ مَا مِثْلهُ آمَنَ عَلَيْهِ البَشَرُ، وَإِنَّمَا كَانَ الَّذِي أُوتِيتُ وَحْيًا أَوْحَاهُ اللَّهُ إِلَيَّ، فَأَرْجُو أَنْ أَكُونَ أَكْثَرَهُمْ تَابِعًا يَوْمَ القِيَامَةِ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ përmendi se Allahu i fuqizoi të gjithë profetët dhe u dha atyre shenja dhe mrekulli të jashtëzakonshme, të cilat dëshmojnë profecinë e tyre dhe e bëjnë të domosdoshëm besimin e atij që i sheh në vërtetësinë e tyre, si dhe se ai është i mundur përballë kësaj sfide, aq sa nuk mund t'i refuzojë ato nga vetja, por megjithatë mund të mohojë e të kundërshtojë. Në të vërtetë, argumenti dhe mrekullia e Profetit ﷺ është Kurani, të cilin ia shpalli Zoti; për shkak të mrekullisë së qartë e të vazhdueshme që ai përmban, si dhe dobisë së tij të madhe e gjithëpërfshirëse. Kjo, ngase ai ngërthen thirrjen, argumentin dhe lajmërimin për atë që do të ndodhë. Kësisoj, dobia e tij përfshin si të pranishmit ashtu edhe ata që mungojnë, si ata që ekzistojnë tani ashtu edhe ata që do të vijnë më pas. Më pas, ai tha: "Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.”

Mësime nga hadithi

Vërtetimi i mrekullive për profetët, dhe kjo është prej mëshirës së Allahut të Lartësuar dhe mirësisë së Tij ndaj popujve.

Sqarimi i mrekullisë madhështore të Profetit ﷺ.

Sqarimi i pozitës së madhe të Profetit ﷺ dhe epërsisë së tij mbi të gjithë profetët.

Ibn Haxheri ka thënë në lidhje me thënien e tij: “Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu”: “Qëllimi nuk është kufizimi i mrekullive të tij vetëm në të, as se atij nuk i janë dhënë mrekulli ashtu siç u janë dhënë atyre para tij, por qëllimi është se ajo është mrekullia më e madhe me të cilën ai është veçuar nga të tjerët.”

Neveviu ka thënë: "Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit,” është një nga shenjat e profecisë, pasi Profeti ﷺ tregoi për këtë në kohën kur muslimanët ishin të paktë. Më pas, Allahu i Lartësuar dhuroi mirësinë e Tij, u dha fitore muslimanëve dhe i bekoi ata, derisa kjo çështje arriti dhe u zgjerua në mesin e muslimanëve deri në këtë masë të njohur, dhe falënderimi i takon Allahut."

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 182) (4981).

Sahihu i Muslimit (1/ 134) (152).

Më shumë (2)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (25/ 25).

شرح النووي على مسلم (2/ 188).