qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!”
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se,
qëkurse Profetit ﷺ i ka zbritur surja en Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Rabbena ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Zoti ynë, dhe Ty të takon çdo lavdërim! O Allah, më fal mua)!” Po ashtu ajo tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde: “Subhaneke Allahumme Rabbena, ve bihamdike. Allahumme gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!” Duke i jetësuar udhëzimet e Kuranit.”
مَا صَلَّى النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ صَلاَةً بَعْدَ أَنْ نَزَلَتْ عَلَيْهِ: {إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالفَتْحُ} [النصر: 1] إِلَّا يَقُولُ فِيهَا: «سُبْحَانَكَ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي». وعَنْها قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ فِي رُكُوعِهِ وَسُجُودِهِ: «سُبْحَانَكَ اللهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللهُمَّ اغْفِرْ لِي» يَتَأَوَّلُ الْقُرْآنَ.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se kur iu shpall Profetit ﷺ sureja: "Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës)", e interpretoi (zbatoi) Kuranin dhe nxitoi për ta jetësuar urdhrin e Allahut të Lartësuar në fjalën e Tij: "...atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai..." Për këtë arsye, ai shpesh thoshte në ruku dhe në sexhde gjatë namazit: "subhaneke" - "i Lartmadhëruar qofsh!", pra, i pastër nga çdo mangësi, gjë që nuk të takon Ty. " Allahumme Rabbena, ve bihamdike" - "o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë!" Një lavdërim që të takon me të drejtë për përsosmërinë e qenies Tënde, cilësive dhe veprave Tua. "Allahumme gfir li" - "O Allah, më fal mua!” dhe fshije e anashkaloje mëkatin tim.
Është e pëlqyeshme të thuhet shpesh kjo lutje në ruku dhe në sexhde.
Kërkimi i faljes në fund të jetës shërben si një kujtesë për ta përmbyllur adhurimin, e veçanërisht namazin, me kërkim faljeje, për të kompensuar mangësitë që mund të kenë ndodhur gjatë tij.
Gjëja më e mirë me të cilën mund t’i lutemi Allahut për pranimin e lutjeve është përmendja e lavdeve të Tij, madhërimi i Tij dhe dëlirësimi i Tij nga të metat dhe mangësitë.
Vlera e kërkimit të faljes së Allahut dhe vazhdimësisë në të në çdo gjendje.
Robëria e përsosur e Profetit ﷺ dhe bindja e tij ndaj urdhrit të Allahut.
Sahihu i Buhariut (6/ 178) (4968.
4967).
Sahihu i Muslimit (1/ 350-351) (484).
Më shumë (10)
تيسير العلام.
للبسام (ص214).
تنبيه الأفهام.
للعثيمين (2/ 278).
الإفهام في شرح عمدة الأحكام.
لابن باز (ص263).
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 176).
خلاصة الكلام.
فيصل المبارك (ص97).
Cituar në libra
16 LibraMë shumë (15)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي".
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"سبحانك اللهم ربنا وبحمدك، اللهم اغفر لي".
- تطبيق القرآن والأذكارأذكار الصلاة((سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي))[58].
- تطبيق القرآن والأذكارأذكار الصلاة((سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي)) [66].
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلم«سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي»[58].
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلمسُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلم«سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي» [66].
- حصن المسلم من أذكار الكتاب والسنةحصن المسلمسُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي
- رسالة في الأذكار1كان النبي صلى الله عليه وسلم يُكْثِرُ أن يقول في ركوعه وسجوده: «سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي» يَتأوَّلُ القرآن.
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 1 «سبحانك اللهم ربنا وبحمدك، اللهم اغفر لي».
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«سبحانكَ اللّهم ربَّنَا وبحمدِكَ، اللّهم اغْفرْ لي».
- صلاتنا الخاشعة"سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي" ([22])
- من الأحكام الفقهية في الطهارة والصلاة والجنائز«سُبْحَانَكَ الْلَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، الْلَّهُمَّ اغْفِرْ لِي» [38]،
- من الأحكام الفقهية في الطهارة والصلاة والجنائز«سُبْحَانَكَ الْلَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، الْلَّهُمَّ اغْفِرْ لِي» [42]،
- موسوعة الأسئلة (المجموعة الأولى)«سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي»