Skip to content

Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Mos i shndërroni shtëpitë tuaja në varre e as mos e shndërroni varrin tim në vendfestë, por më dërgoni salavate, sepse salavati juaj më arrin kudo që jeni!”

«لَا تَجْعَلُوا بُيُوتَكُمْ قُبُورًا، وَلَا تَجْعَلُوا قَبْرِي عِيدًا، وَصَلُّوا عَلَيَّ؛ فَإِنَّ صَلَاتَكُمْ تَبْلُغُنِي حَيْثُ كُنْتُمْ».

Transmeton Ebu Davudi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ me këtë hadith ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), sepse shdërrohen në varreza, në të cilat nuk falet namazi. Ai po ashtu e ndaloi të vizitohet varri i tij shpesh dhe të tubohen rregullisht tek ai, sepse kjo është shkak që çon në shirk (idhujtari). Në vend të kësaj, ai i urdhëroi që t'i çohen salavate e selame kudo qofshin nëpër botë, sepse këto do t'i arrijnë, nga i afërti e nga i largëti, krejt njëjtë, kështu që nuk ka nevojë ta vizitojnë shpesh varrin e tij.

Kuptimet e fjalëve

ولا تجعلوا قبري عيدًا: العيد: ما يعتاد مجيئه وقصده من زمان ومكان، أي: لا تتخذوا قبري محل اجتماعٍ تترددون إليه وتعتادونه للصلاة والدعاء وغير ذلك.

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar që shtëpitë të zhvishen nga adhurimi kushtuar Allahut të Lartësuar.

Ndalohet udhëtimi për të vizituar (ekskluzivisht) varrin e Profetit ﷺ, sepse ai urdhëroi t'i çojmë salavate dhe tregoi se ato i arrijnë. Mirëpo, udhëtimi merret me qëllim të Xhamisë (së Profetit) dhe për të bërë namaz në të.

Është e ndaluar që vizita e varrit të Profetit ﷺ të shndërrohet në vendfestë, duke e përsëritur rregullisht në një mënyrë të caktuar në një kohë të caktuar. E njëjta gjë vlen edhe për vizitën e ndonjë varri tjetër.

Ky hadith dëshmon nderimin që Zoti ia bëri Profetit ﷺ, meqë i përligji salavatet dhe selamet për të, në çdo kohë dhe vend.

Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (3/ 385) (2042).

Më shumë (4)

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص202).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص185).