Skip to content

Ai që i përngjan një populli është prej tyre

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Ai që i përngjan një populli është prej tyre."

«مَن تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se kushdo që i përngjan një populli, qofshin jobesimtarë, gjynahmëdhenj, qofshin njerëz të drejtë - duke bërë diçka që është karakteristikë e tyre në aspektin e besimit, adhurimit ose zakonit, - atëherë ai është njëri prej tyre, sepse përngjasimi me ta në pamjen e jashtme shpie drejt përngjasimit me ta në anën e brendshme. Nuk ka dyshim se përngjasimi me një popull është rezultat i admirimit të tyre, gjë që mund të shkaktojë që ata të duhen, të madhërohen dhe të mbështetet njeriu tek ata. Allahu na ruajttë!

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Paralajmërimi kundër përngjasimit me jobesimtarët dhe gjynahmëdhenjtë.

Inkurajimi që të përngjasojmë me njerëzit e mirë dhe t'i marrim shembull ata.

Përngjasimi në anën e jashtme trashëgon dashurinë në anën e brendshme.

Njeriu e merr kërcënimin dhe mëkatin në varësi të llojit të përngjasimit.

Ndalimi i shëmbëllimit të jomuslimanëve është ndalim i shëmbëllimit të tyre në fenë dhe në zakonet e tyre, që janë të veçanta për ta. E, sa i përket asaj që nuk është e tillë, si mësimi i zanateve dhe të ngjashme, nuk përfshihet në ndalim.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (6/ 144) (4031).

Musnedi i Ahmedit (9/ 126) (5115).

Më shumë (8)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 363).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 157).

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 335).

مشكاة المصابيح.

للتبريزي (2/ 1246).