Skip to content

"Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."

Nga Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."

«المُسْلِمُ مَنْ سَلِمَ المُسْلِمُونَ مِنْ لِسَانِهِ وَيَدِهِ، وَالمُهَاجِرُ مَنْ هَجَرَ مَا نَهَى اللَّهُ عَنْهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se muslimani i përsosur është ai nga gjuha e të cilit muslimanët janë të sigurt, duke mos i sharë, mallkuar, përgojuar dhe duke mos përhapur me gjuhën e tij midis tyre asgjë që i shqetëson ata. Si dhe janë të sigurt nga dora e tij, duke mos i dhunuar ata dhe duke mos ua marrë pasurinë padrejtësisht, dhe duke mos u bërë padrejtësi të tjera të ngjashme me këto. Ndërsa mërgimtar i vërtetë është ai i cili braktis gjërat që Allahu i ka bërë të paligjshme.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Islami plotësohet vetëm kur njeriu nuk i shqetëson të tjerët si nga ana materiale, po ashtu dhe nga ana shpirtërore.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka përmendur gjuhën dhe dorën në veçanti, ngaqë shumica e gabimeve, e dëmeve dhe e ligësive kryhen nëpërmjet tyre.

Nxitja për të braktisur mëkatet dhe për t'ju përmbajtur urdhëresave të Allahut të Madhëruar.

Muslimani më i mirë është ai i cili i përmbush detyrimet ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj muslimanëve njëkohësisht.

Dhunimi mund të jetë me fjalë ose me gojë.

Mërgimi i përsosur është lënia e gjërave që Allahu i Madhëruar i ka ndaluar.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 11) (10).

Sahihu i Muslimit (1/ 65) (40).

Më shumë (6)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 236).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (2/ 511).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 306).