Skip to content

Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

"Mos i shani të vdekurit, sepse ata kanë arritur te veprat që kanë punuar!"

«لَا تَسُبُّوا الْأَمْوَاتَ، فَإِنَّهُمْ قَدْ أَفْضَوْا إِلَى مَا قَدَّمُوا».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se është e ndaluar sharja e të vdekurve dhe cenimi i nderit të tyre dhe se kjo është një nga veset. Ata tashmë kanë arritur te veprat që kanë punuar, qofshin të mira, qofshin të këqija, si dhe kjo sharje nuk u arrin atyre, por përkundrazi i lëndon të gjallët (nga familjarët e miqtë e tyre).

Kuptimet e fjalëve

أفضوا إلى ما قدموا : صاروا إلى ما قدموا من أعمالهم.

Mësime nga hadithi

Hadithi është argument për ndalimin e sharjes së të vdekurve.

Mossharja e të vdekurve është tregues i pasjes në konsideratë nga të gjallët dhe për të ruajtur sigurinë e shoqërisë nga mllefi dhe urrejtja.

Urtësia e ndalimit të sharjes së tyre është se ata arritën tek ajo që e bënë, ndërsa sharja e tyre nuk bën dobi. Gjithashtu, nga urtësia e mossharjes është se kjo është shkak që të afërmit e tyre të gjallë të lëndohen.

Njeriu nuk duhet të thotë diçka prej së cilës nuk ka dobi.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 104) (1393).

Më shumë (6)

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (2/ 631).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (4/ 385).

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (3/ 277).