"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Mos thoni: "Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!", por thoni: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!"
«لَا تَقُولُوا: مَا شَاءَ اللهُ وَشَاءَ فُلَانٌ، وَلَكِنْ قُولُوا: مَا شَاءَ اللهُ ثُمَّ شَاءَ فُلَانٌ».
Profeti ﷺ ndaloi që muslimani të thotë gjatë të folurit të tij: “Siç dëshiron Allahu dhe siç dëshiron filani!" Ose: "Siç dëshiron Allahu dhe filani!!" Kjo është për shkak se dëshira dhe vullneti i Allahut janë absolut, ku askush nuk është bashkëpjesëmarrës me Të në to. Kur të përdoret lidhëza "dhe" - (ar. ve), lë për të kuptuar bashkëpjesëmarrjen e ndokujt me Allahun ose barazimin mes tyre. Por, të thotë: "Siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani!" Kësisoj, dëshirën e njeriut e bën pasuese të dëshirës së Allahut, me ndajfoljen "pastaj", - (ar. thumme), në vend të lidhëzës "dhe", për faktin se ndajfolja "pastaj" tregon për diçka që vjen dhe e pason një gjë më pas.
...:
Është haram të thuhet: “Çfarë dëshiroi Allahu dhe deshe ti!” e shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes lidhëzës “dhe”, sepse kjo është formë shirku (idhujtarie) në shprehje dhe në fjalë.
Është e lejuar të thuhet: “Siç dëshiron Allahu e pastaj siç dëshiron ti!", dhe shprehje të ngjashme që tregojnë lidhjen me emrin e Allahut përmes ndajfoljes "pastaj", sepse kështu e ndaluara mënjanohet.
Pohimi i dëshirës së Allahut dhe pohimi i dëshirës së njeriut dhe se dëshira e këtij të fundit është pasuese e dëshirës së Allahut të Lartësuar.
Është e ndaluar që njerëzit të bëhen ortakë me Allahun në dëshirën e Tij, qoftë dhe verbalisht.
Nëse ai që e barazon dëshirën e Allahut me dëshirën e ndonjë krijese në të shprehur beson se dëshira e njeriut është sikurse dëshira e Allahut të Lartmadhëruar, respektivisht e barabartë me të në gjithëpërfshirje e përgjithësim, ose se njeriu ka dëshirë të pavarur, atëherë kjo është shirk i madh, e, nëse beson se është poshtë kësaj, atëherë është shirk i vogël.
Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (9/ 361) (10755).
Suneni i Ebu Davudit (7/ 334) (4980).
Musnedi i Ahmedit (38/ 299) (23265).
(38/ 364) (23339).
Më shumë (4)
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
لمحمد القرعاوي (ص368).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص329).
Cituar në libra
6 Libra- VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETITالتحقيق والإيضاح لكثير من مسائل الحج والعمرة والزيارة - النسخة المعتمدة"Mos thoni: "Si të dojë Allahu dhe si të dojë filani!", por thoni: "Si të dojë Allahu, pastaj si të dojë filani!"[102]
- Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë"Mos thoni: "Siç ka dashur Allahu dhe siç ka dashur filani!", por thoni: "Siç ka dashur Allahu, pastaj siç ka dashur filani!"
Më shumë (4)
- التوحيد في ضوء عقيدة الإمام الشافعي رحمه الله ونصوصه ومروياته"لا تقولوا: ما شاء الله وشاء فلان، ولكن قولوا: ما شاء الله ثم شاء فلان"([131]).
- خذ عقيدتك من الكتاب والسنة الصحيحة«لا تقولوا ما شاء الله وشاء فلان، ولكن قولوا: ما شاء الله ثم شاء فلان»
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 8«لا تَقُولوا: مَا شاء اللهُ وشاءَ فُلانٌ، ولكنْ قُولوا: مَا شاءَ اللهُ، ثُمَّ شاءَ فُلانٌ».
- كتاب التوحيدكتاب التوحيد للشيخ محمد بن عبد الوهاب((لَا تَقُولُوا: مَا شَاءَ اللَّهُ وَشَاءَ فُلَانٌ، وَلَكِنْ قُولُوا: مَا شَاءَ اللَّهُ ثُمَّ شَاءَ فُلَانٌ))