Skip to content

"Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Profetit ﷺ, tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

"Çdo gjë që shoqërohet nga butësia, zbukurohet, e çdo gjë që zhvishet nga butësia, shëmtohet."

«إِنَّ الرِّفْقَ لَا يَكُونُ فِي شَيْءٍ إِلَّا زَانَهُ، وَلَا يُنْزَعُ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا شَانَهُ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se butësia dhe mosnxitimi në fjalë dhe në vepra i bëjnë gjërat më të bukura, më të përsosura e më të mira dhe ka më shumë gjasa që personi i tillë të arrijë ta marrë atë që ka nevojë. Mungesa e butësisë i bën gjërat të turpshme, i shëmton dhe e pengon personin e tillë ta arrijë nevojën e tij. E, nëse e arrin, e arrin me vështirësi.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Inkuraimi për t'u stolisur me virtytin e butësisë.

Butësia e zbukuron njeriun dhe ajo është shkak për çdo mirësi në çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2004) (2594).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 683).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص414).