Skip to content

"Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

"Vërtet besimtari përmes sjelljes së mirë i arrin shkallët e agjëruesit dhe të atij që falet natën (në vazhdimësi)."

«إنَّ المُؤْمِنَ ليُدرِكُ بِحُسْنِ خُلُقِهِ دَرَجَةَ الصَّائِمِ القَائِمِ».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
Sahih bi shevahidi
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se sjellja e mirë e sjell pronarin e saj në pozitën e atij që agjëron rregullisht ditën dhe falet rregullisht gjatë natës. Sjellja e mirë përmblidhet në këto gjëra: të bësh mirë, të flasësh mirë, të kesh fytyrë të buzëqeshur, ta largosh dëmin nga të tjerët dhe t'i durosh ata nëse të shkaktojnë dëm.

Kuptimet e fjalëve

....:

Mësime nga hadithi

Rëndësia e madhe që Islami ia kushton rregullimit dhe përsosjes së sjelljes.

Vlera e sjelljes së mirë, saqë robi përmes saj e arrin pozitën e atij që agjëron vazhdimisht dhe të atij që falet natën pa u lodhur.

Agjërimi gjatë ditës dhe namazi i natës janë dy vepra madhështore, të cilat janë të vështira për shpirtin dhe njeriu me sjellje të mirë e arrin pozitën e tyre, sepse është në betejë me veten e tij përmes sjelljes së mirë.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 176) (4798).

Musnedi i Ahmedit (40/ 414) (24355).

Më shumë (6)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 675).

تطرز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص411).

مشكاة المصابيح.

لمحمد العمري (3/ 1409).