Skip to content

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”

Xhubejr ibën Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e dëgjoi Profetin ﷺ të thotë:

“Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput (lidhjet farefisnore).”

«لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ قَاطِعُ رَحِمٍ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se, kushdo që i shkëput (lidhjet farefsinore) me të afërmit e tij, të cilat i ka obligim t'i mbajë, ose i lëndon dhe u bën keq, meriton të mos hyjë në Xhenet.

Kuptimet e fjalëve

.....:

Mësime nga hadithi

Shkëputja e lidhjeve farefisnore është prej mëkateve të mëdha.

Lidhjet familjare janë sipas asaj që dihet zakonisht (në një popull) dhe ndryshojnë sipas vendeve, kohëve dhe njerëzve.

Mbajtja e lidhjeve familjare bëhet nëpërmjet vizitës, lëmoshës, mirësjelljes ndaj tyre, vizitës së të sëmurëve, urdhërimit për të mirë, ndalimit të së keqes e kështu me radhë.

Kur shkëputja e lidhjeve farefisnore të jetë me ndokënd që është më i afërm, atëherë edhe (pesha) e mëkatit është më e madhe.

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 1981) (2556).

Sahihu i Buhariut (8/ 5) (5984).

Më shumë (5)

شرح النووي على مسلم (16/ 113).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 90).

فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 277).