“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga (sprova e) Dexhallit.”
«مَنْ حَفِظَ عَشْرَ آيَاتٍ مِنْ أَوَّلِ سُورَةِ الكَهْفِ، عُصِمَ مِنَ الدَّجَّالِ». وفي رواية: «مِنْ آخِرِ سُورَةِ الكَهْف».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se kush i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të ruhet, do të mbrohet dhe do të jetë i siguruar nga sprova e mesihut Dexhall, i cili do të shfaqet në fund të kohës dhe do të pretendojë se është zot. Sprova e tij do të jetë sprova më e madhe që ka përjetuar toka, që nga krijimi i Ademit e deri në Ditën e Kiametit, për shkak të veprimeve të jashtëzakonshme që Allahu i Lartësuar do t’ia mundësojë atij, për të mashtruar ndjekësit e tij. Kjo, ngase në fillim të sures Kehf ka tregime dhe argumente madhështore, që janë më të mëdha sesa ato që Dexhalli do të përdorë për të hutuar njerëzit. Kështu, kush mendon e mediton mbi to, nuk do të mashtrohet prej tij. Në një transmetim tjetër, thuhet se janë dhjetë ajetet e fundit të kësaj sureje, që fillojnë me fjalën e Allahut: "A mos mendojnë jobesimtarët se mund t’i marrin robërit e Mi për mbrojtës përveç Meje…"
Ky hadith tregon vlerën e sures Kehf, se fillimi ose fundi i saj mbron nga sprova e Dexhallit.
Njoftimi rreth çështjes së Dexhallit dhe sqarimi i asaj që mbron prej tij.
Inkurajimi për ta mësuar përmendsh tërë suren Kehf, e nëse nuk mundet, le t’i mësojë dhjetë ajetet e para dhe të fundit.
Kurtubiu ka thënë për shkakun e kësaj mbrojtjeje: “Thuhet se kjo është për shkak të mrekullive dhe shenjave që gjenden në historinë e Banorëve të Shpellës, e kush mediton mbi të nuk do të çuditet nga çështja e Dexhallit dhe nuk do të frikësohet prej tij, e kështu nuk do të mashtrohet. Gjithashtu, është thënë se kjo lidhet me fjalën e Allahut: "... për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) ...", që nënvizon ashpërsinë e dënimit dhe faktin se ai vjen nga Allahu, e kjo përputhet me atë që do të ndodhë nga Dexhalli, i cili pretendon hyjnizimin, sundimin e tij dhe sprovën do ta ketë të madhe. Për këtë arsye, Profeti ﷺ e konsideroi të madhe çështjen e tij, paralajmëroi ndaj tij dhe kërkoi mbrojtje tek Allahu nga sprova e tij. Prandaj, kuptimi i hadithit është: Kush i lexon këto ajete, i mediton dhe ndalet në kuptimin e tyre, do të ruhet prej tij dhe do të jetë i sigurt.”
Sahihu i Muslimit (1/ 555) (809).
Më shumë (11)
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (2/ 243).
شرح النووي على مسلم (6/ 92).
فيض القدير شرح الجامع الصغير.
لعبدالرؤوف المناوي (6/ 119).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (13/ 115).
مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
لملا القاري (4/ 1465).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمصطفى الخن (2/ 760).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (4)
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"من حفظ عشر آيات من أول سورة الكهف عُصِمَ من الدجال" .
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“من حفظ عشر آيات من أول سورة الكهف عصم من الدجال”.
- النفحات المكية في تفسير كتاب رب البرية الجزء الخامس عشر«مَنْ حَفِظَ عَشْرَ آيَاتٍ مِنْ أَوَّلِ سُورَةِ الْكَهْفِ، عُصِمَ مِنَ الدَّجَّالِ»[1].
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 5«مَن حفظَ عشْرَ آياتٍ مِن أوَّلِ سورةِ الكَهْفِ عُصمَ مِنَ الدَّجَّالِ». وفي رواية: «مِن آخرِ سورةِ الكَهْفِ».