"Zoti është më afër robit në mes të natës
Ebu Umame tregon se Amër ibën Abese (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:
"Zoti është më afër robit në mes të natës, kështu që, nëse mund të jesh ndër ata që e përmendin Allahun në atë orë, bëje."
«أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الرَّبُّ مِنَ العَبْدِ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ الآخِرِ، فَإِنْ اسْتَطَعْتَ أَنْ تَكُونَ مِمَّنْ يَذْكُرُ اللَّهَ فِي تِلْكَ السَّاعَةِ فَكُنْ».
Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Zoti i Lartësuar është më afër robit në të tretën e fundit të natës. Andaj, nëse të jepet sukses dhe ke mundësi, o besimtar, që të jesh në mesin e atyre që e adhurojnë, falen, përmendin Allahun dhe pendohen në këtë kohë, atëherë kjo është diçka që duhet ta shfytëzosh dhe të derdhësh mund për të.
Inkurajimi i muslimanit që ta përmendë Allahun në fund të natës.
Kohët dallojnë nga njëra-tjera sa i përket përmendjes së Allahut, lutjes dhe namazit.
Mejraku thotë: "Dallimi mes hadithit: “Zoti është më afër robit” dhe hadithit: “Robi është më afër me Zotin e tij teksa është në sexhde”, është: "Sa i përket të parit, qëllimi është që të sqarohet koha kur Zoti është më afër robit, e që është mesi i natës, ndërsa i dyti i sqaron gjendjet e afërsisë së robit me Zotin, që është kur ai bën sexhden.
Suneni i Tirmidhiut (5/ 537) (3579).
Suneni i Ebu Davudit (2/ 454) (1277).
Suneni i Nesaiut (1/ 279) (572).
Më shumë (8)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1019).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (5/ 509).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 535).
مشكاة المصابيح.
للتبريزي (1/ 387).