"Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Allahu nuk e pranon namazin e asnjërit prej jush, nëse e ka prishur abdesin, derisa të marrë sërish."
«لَا يَقْبَلُ اللهُ صَلَاةَ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se një nga kushtet e vlefshmërisë së namazit është pastërtia, kështu që, kushdo që dëshiron të falë namaz, duhet të marrë abdes, nëse ka bërë ndonjë veprim që ia prish abdesin, si: jashtëqitja, urina, gjumi etj.
لا يقبَل: لا يعتبر ولا يعتد.
Namazi i atij që e ka prishur abdesin nuk pranohet, derisa të pastrohet me larje të tërësishme të trupit (gusël), nëse ka papastërti të madhe; ose me abdes, nëse ka papastërti të vogël.
Forma e abdesit është kështu: të marrësh ujë, ta rrotullosh në gojë dhe ta nxjerrësh jashtë, pastaj ta tërheqësh ujin me frymë në pjesën e brendshme të hundës, pastaj ta nxjerrësh jashtë. E më pas ta lash fytyrën tri herë, duart së bashku me bërryla tri herë, pastaj t'i japësh mes'h gjithë kokës një herë dhe, në fund, t'i lash këmbët së bashku me kyçet tri herë.
Sahihu i Buhariut (9/ 23) (6954).
Sahihu i Muslimit (1/ 204) (225).
Më shumë (4)
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص17).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (1/ 11).
Cituar në libra
5 LibraMë shumë (5)
- الخطب المنبرية موسوعة الخطب المنبرية (القسم الثاني)«لَا تُقْبَلُ صَلَاةُ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ»
- المناهج التعليمية - الصف الرابعالمناهج التعليمية - الصف الرابع - الفقه«لَاْ يَقْبَلُ اللَّهُ صَلاةَ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ» [16].
- ما لا يسع أطفال المسلمين جهله«لَا يَقْبَلُ اللهُ صَلَاةَ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ»[36].
- مجموعة زاد التربية الإسلامية (1)، والسيرة النبوبة (1)، والعقيدة (1)، والفقه (1)مجموعة زاد الفقه (1)«لاَ يَقْبَلُ الله صَلاَةَ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ»
- من الأحكام الفقهية في الطهارة والصلاة والجنائز«لَا يَقْبَلُ اللهُ صَلَاةَ أَحَدِكُمْ إِذَا أَحْدَثَ حَتَّى يَتَوَضَّأَ»