“Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Shejtani i shkon ndokujt dhe i thotë: "Kush e ka krijuar këtë? Kush e ka krijuar atë?" Derisa t'i thotë: "Kush e ka krijuar Zotin tënd?" Nëse arrin deri aty, atëherë (njeriu) le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet së menduari (këto gjëra).”
«يَأْتِي الشَّيْطَانُ أَحَدَكُمْ فَيَقُولُ: مَنْ خَلَقَ كَذَا؟ مَنْ خَلَقَ كَذَا؟ حَتَّى يَقُولَ: مَنْ خَلَقَ رَبَّكَ؟ فَإِذَا بَلَغَهُ فَلْيَسْتَعِذْ بِاللهِ وَلْيَنْتَهِ».
I Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith na tregon ilaçin efektiv ndaj pyetjeve që shejtani ia pëshpërit besimtarit. Pastaj shejtani i thotë: "Kush e krijoi këtë? Kush e krijoi atë? Kush e krijoi Qiellin? Kush e krijoi Tokën?" Besimtari i përgjigjet i shtyrë nga feja, natyrshmëria e pandryshuar dhe arsyeja (e shëndoshë), duke thënë: "Allahu." Por, shejtani nuk ndalet në këtë pikë të pëshpëritjes (vesveseve), por, përkundrazi, vazhdon derisa të thotë: "Kush e krijoi Zotin tënd?" Pastaj besimtari ia pengon këtë pëshpëritje (vesvese) me tri gjëra: Me besimin në Allahun. Me kërkimin mbrojtje prej Allahut kundër shejtanit. Duke u ndaluar dhe duke mos ua vënë veshin pëshpëritjeve (vesveseve).
...:
Shmangia e pëshpëritjeve (vesveseve) dhe rreziqeve të shejtanit, duke mos menduar për to dhe duke iu drejtuar Allahut të Lartësuar për t'i larguar ato.
Çdo pëshpëritje (vesvese) që bie në zemrën e njeriut, që është në kundërshtim me fenë, është prej shejtanit.
Ndalimi i meditimit rreth Qenies së Allahut dhe nxitja për meditimin rreth krijesave dhe argumenteve të Tij.
Sahihu i Buhariut (4/ 123) (3276).
Sahihu i Muslimit (1/ 120) (134).
Më shumë (5)
إكمال المعلم (1/432).
المفهم (1/345).
فتح الباري (6/ 340).
طرح التثريب (8/163).
بهجة قلوب الأبرار (ص 27).