Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

6 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (duke ecur) me fytyrën e tij? - “A nuk ka mundësi që, Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në këtë botë, ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Profeti ﷺ. Katadja shtoi: "Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!"
Sahih Muttefek alejhi
"E kam pyetur Profetin ﷺ: "Cili është gjynahu më i madh tek Allahu?" Më tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: "Kjo me të vërtetë që është e madhe. E, pastaj cili?" Më tha: “Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” E pyeta prapë: "Pastaj cili?" Më tha: “Të bësh kurvëri me gruan e fqinjit.”
Sahih Muttefek alejhi
se Profeti ﷺ i tha Muadhit, i cili ishte ulur mbrapa tij mbi samar: “O Muadh ibn Xhebel!” Muadhi tha: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ sërish tha: “O Muadh!” Muadhi tha tri herë: "Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut!" Profeti ﷺ tha: “Nuk ndodh që një rob të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit.” Muadhi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A t'i njoftoj njerëzit, që të gëzohen?" Profeti ﷺ tha: “(Kur ta dëgjojnë këtë njerëzit), atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisin veprat).” Muadhi e tregoi këtë në fund të jetës së tij, nga frika se do të mëkatonte (nëse nuk do ta tregonte)."
Sahih Muttefek alejhi
"Njëherë Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) erdhi në dhomën time dhe unë kisha mbuluar një dollap me një pëlhurë në të cilën kishte figura frymorësh. Kur e pa, atij i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe pasi e grisi atë, tha: 'O Aishe, njerëzit që do të kenë dënimin më të ashpër tek Allahu në Ditën e Gjykimit, janë ata që imitojnë krijimin e Allahut.'" Aishja tha: "Ne e premë atë dhe me të bëmë një ose dy jastëkë."
Sahih Muttefek alejhi
I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e sabahut në Hudejbije pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “E dini se çfarë tha Zoti juaj?” Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." I Dërguari vazhdoi: “Ai tha: "Disa robër të Mi më besuan, e disa të tjerë më mohuan. Ata që thanë: "Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut", më besuan Mua dhe i mohuan yjet. Ndërkaq, ata që thanë: "Ra shi për shkak të këtij e atij ylli", më mohuan Mua, e u besuan yjeve."
Sahih Muttefek alejhi
“O djalosh, po t'i mësoj disa fjalë: “Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu! Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të munden të të bëjnë mirë, pos asaj që ta ka caktuar Allahu, dhe anasjelltas; nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
Sahih Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe të tjerë.