Skip to content

Cila është forma e namazit?

محاور التعريف بالإسلام
محاسن الإسلاممحاسن العبادة
مصدر الإجابة
قسم أركان الإسلام
الباب / الفصل
(قسم أركان الإسلام)

السؤال

Cila është forma e namazit?

الجواب

Forma e namazit është si vijon:

  1. Kthehemi drejt kiblës me tërë trupin, pa devijuar dhe pa u kthyer anash.
  2. E vendosim me zemër se cilin namaz do të falim, pa e bërë nijetin me zë.
  3. Marrim tekbirin fillestar dhe themi: (Allahu ekber), duke ngritur duart deri te supet gjatë tekbirit.
  4. Vendosim dorën e djathtë mbi shpinën e dorës së majtë në gjoks.
  • Pastaj e hapim namazin duke thënë:

"Allahumme baid bejni ue bejne hatajaje kema ba’adte bejnel meshriki uel magrib. Allahumme nekkini min hatajaje kema junekkath-theubul ebjedu mined-denes. Allahumme igsilni min hatajaje bil-mai ueth-thelxhi uel-bered" (O Allah, largomë prej gjynaheve të mia, ashtu siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, pastromë prej gjynaheve të mia, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë prej ndyrësisë! O Allah, lajmë prej gjynaheve të mia me ujë, borë dhe breshër!)

Ose themi:

"Subhanekell-llahumme ue bihamdike, ue tebarekesmuke, ue teala xhedduke, ue la ilahe gajruke." (O Allah! Ti je pa të meta. Ty të lavdërojmë! Emri Yt është i bekuar, Madhëria Jote është e Lartësuar dhe askush pos Teje s’ka të drejtë të jetë i adhuruar!)

  • Pastaj kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga shejtani dhe themi:

"E’ũdhu bil-lãhi minesh-shejṭãnirr-rraxhĩm."

  1. Pastaj themi besmelen dhe suren el-Fatiha:

Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm

"Lavdërimi i përket Allahut, Zotit të botëve!"

Err-Rrahmānirr-Rrahīm.

"Sunduesi i Ditës së Gjykimit."

"Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

Udhëzona në rrugën e drejtë!

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!"

(El Fatiha: 5-7)

Pastaj themi: Amin! Që ka kuptimin: pranoje, Zoti im!

  1. Pastaj themi çka të mundemi prej sureve të Kuranit. Në namazin e sabahut e zgjasim leximin më shumë se në namazet tjera.
  2. Pastaj bëjmë rukunë, domethënë, e përkulim shpinën në shenjë madhërimi ndaj Allahut. Kur bëjmë rukunë themi tekbirin dhe i ngrejmë duart deri te supet. Është sunet që ta drejtojmë shpinën, kokën ta mbajë paralel me shpinën dhe t'i vendosim duart mbi gjunjë me gishtërinjtë e hapur.
  3. Në ruku themi:

Subḥãne rabbijel aḍhĩm. (I Dëlirë nga të metat është Zoti im, i Madhërishmi!)

Këtë e themi tri herë, e nëse kësaj i shtojmë edhe:

"Subhaneke Allahumme ue bihamdike, Allahumme igrfirli!" (I patëmeta je Ti, o Allah! Vetëm Ty të takon lavdërimi! O Allah, më fal!),

kjo është akoma dhe më mirë.

  1. Pastaj çohemi nga rukuja duke thënë:

“Semiall-llãhu limen ḥamideh!" (Allahu e dëgjon lavdinë e atij që i bën lavdi!)

Ndërkohë i ngrejmë duart deri te supet. Ndërsa xhemati nuk thotë:

Por, në vend të kësaj thotë:

"Rabbenã ue lekel-ḥamd" (Zoti ynë, Ty të takon lavdia!)

  1. Pasi të jemi drejtuar në këmbë themi:

"Rabbena ue lekel-hamd, mil'e-s-semauati uel-erdi, ue mil'e ma shi'te min shej'in ba'd." - (Zoti ynë, Ty të takon lavdia, sa të mbushet hapësira e qiejve dhe e tokës, si edhe po aq sa çfarëdo tjetër që dëshiron Ti, pas kësaj.)

  1. Pastaj bëjmë sexhden e parë duke thënë:

"Allahu ekber"

Sexhden e bëjmë me shtatë gjymtyrë: ballin, hundën, shuplakat e duarve, gjunjët dhe gishtërinjtë e këmbëve. Kujdesemi që llërat të jenë të ndara nga brinjët, krahët të mos e prekin tokën apo dyshemenë, ndërsa majat e gishtërinjve të këmbëve të jenë të drejtuara nga kibla.

  • Në sexhde themi:

"Subḥãne Rabbijel a’lã" (I Dëlirë nga të metat është Zoti im, më i Larti!)

"Subhanekall-llahumme rabbena ue bihamdike, Allahummegfir li." - (Pa të meta je, o Allah! Zoti ynë! Ty të lavdëroj! O Allah, më fal!),

  1. Pastaj e ngrejmë kokën nga sexhdeja duke thënë:
  2. Pastaj ulemi ndërmjet dy sexhdeve mbi këmbën e majtë, ndërsa këmbën e djathtë e mbajmë të ngritur, duart i vendosim mbi kofshët dhe gjunjët.
  3. Ndërmjet dy sexhdeve themi:

"Rabbigfirli, uerhamni, uehdini, uerzukni, uexhburni, ue afini." (O Zoti im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më furnizo me të mira, më përmirëso dhe më jep shëndet!)

  1. Pastaj bëjmë sexhden e dytë në të cilën veprojmë sikur në sexhden e parë, dhe themi: "Allahu ekber" kur biejmë në sexhde.
  2. Pastaj çohemi nga sexhdeja e dytë duke thënë:

Dhe falim rekatin e dytë në të cilin veprojmë njëjtë sikur në rekatin e parë, me përjashtim të lutjes hyrëse (e cila nuk thuhet).

  1. Pas kryerjes së rekatit të dytë ulemi duke thënë:

Dhe ulemi njësoj ashtu siç ulemi ndërmjet dy sexhdeve.

  1. Në këtë ulje themi teshehudin:

"Et-tehijjatu lil-lahi, ues-saleuatu uet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berakatuhu, es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin, esh'hedu en la ilahe il-lAllah, ue esh'hedu enne Muḥammeden abduhu ue rasuluhu. Allahumme sal-li ala Muḥammedin ue ala ali Muḥammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid, ue barik ala Muḥammedin ue ala ali Muḥammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke Hamidun Mexhid. Eudhu bil-lahi min adhabi xhehennem, ue min adhabil-kabër, ue min fitnetil-mahja uel-memat, ue min fitnetil-mesihid-dexh-xhal" (Nderimet, lutjet dhe punët e mira janë për Allahun! Paqja qoftë mbi ty, o i Dërguar, si dhe mëshira e bekimet e Allahut! Paqja qoftë me ne dhe me robërit e drejtë të Allahut! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. O Allah, lartësoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç lartësove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, vërtet, Ti je i Lavdëruar dhe i Lavdishëm. Dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, vërtet, Ti je i Lavdëruar dhe i Lavdishëm. Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes, si dhe nga sprova e Mesihut Dexhxhal).

Pastaj i lutemi Allahut për gjërat që duam nga të mirat e dynjasë dhe ahiretit.

  1. Pastaj jep selam në të djathtë duke thënë:

"Es-selãmu alejkum ue raḥmetullãh."

Dhe në anën e majtë po ashtu.

  1. Nëse namazi që po falim është trerekatësh ose katërrekatësh atëherë ndalemi në fund të teshehudit të parë, tek pjesa:

"Esh'hedu en la ilahe il-lAllah, ue esh'hedu enne Muḥammeden abduhu ue rasuluhu"

  1. Dhe çohemi në këmbë duke thënë:

Dhe i ngrejmë duart deri te supet.

  1. Në rekatet e mbetura veprojmë sikur në rekatin e dytë vetëm se në to mjaftohemi vetëm në leximin e sures el-Fatiha.
  2. Pastaj ulemi në mënyrën e teuerrukut: duke e ngritur këmbën e djathtë (me gishtat nga kibla), ndërsa këmbën e majtë e nxjerrim poshtë kërcirit të djathtë dhe mbështetemi në tokë. Duart i vendosim mbi kofshët ashtu siç i vendosëm në teshehudin e parë.
  3. Në këtë ulje themi teshehudin, salavatet dhe lutjet.

Dhe në anën e majtë po ashtu. Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!

المصدر

قسم أركان الإسلام

ملاحظات

--