Skip to content

A mundet muslimani të martohet me gruan e krishterë? Dhe a i lejohet gruas muslimane të martohet me të krishterin?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضاتشبهات حول المرأة
مصدر الإجابة
قسم المسلمين
الباب / الفصل
(قسم المسلمين)

السؤال

A mundet muslimani të martohet me gruan e krishterë? Dhe a i lejohet gruas muslimane të martohet me të krishterin?

الجواب

I lejohet muslimanit të martohet me të krishterën nëse ajo është e ndershme, dhe argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

"Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore."

(El Maide: 46)

Nuk i lejohet muslimanes martesa me një jomusliman; bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Mos i martoni vajzat tuaja me paganët, gjersa të bëhen besimtarë!"

(El Bekare, 21)

Si dhe në fjalën e Tij:

"Nëse bindeni se ato janë besimtare, mos i ktheni te jobesimtarët. Ato nuk janë (bashkëshorte) të ligjshme për ata dhe as ata nuk janë (bashkëshortë) të ligjshëm për ato!"

(El Mumtehine, 8)

Sakaq, urtësia e kësaj është se feja e vërtetë është Islami; sepse, muslimani ka besuar në të gjitha librat që Allahu i Madhëruar i ka zbritur, përfshirë Ungjillin, dhe ka besuar në të gjithë profetët që Allahu i Madhëruar i ka dërguar, përfshirë Isain (paqja qoftë mbi të!), ndryshe nga ata që mohojnë disa libra dhe mohojnë disa profetë; prandaj ata nuk janë të barabartë me muslimanët. Nga një këndvështrim tjetër, burri ka të drejtën e kujdestarisë dhe autoritetit mbi gruan, sepse ajo është e dobët në natyrën e saj, dhe zakonisht ajo ndjek burrin në shumë prej çështjeve të saj. Nëse burri jobesimtar është bashkëshort i një gruaje muslimane, kjo mund të bëjë që ajo të kalojë në mosbesim dhe të kalojë nga e vërteta te e pavërteta.

المصدر

قسم المسلمين

ملاحظات

--