Skip to content

Si e ka nderuar Islami femrën?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضاتشبهات حول المرأة
مصدر الإجابة
قسم المسلمين
الباب / الفصل
(قسم المسلمين)

السؤال

Si e ka nderuar Islami femrën?

الجواب

  • Islami e nderoi gruan duke e liruar nga barra e mëkatit të Ademit, siç pretendohet në besimet e tjera, përkundrazi Islami u kujdes për ngritjen dhe dinjitetin e saj.
  • Sipas Islamit, Allahu e fali Ademin dhe na mësoi se si të kthehemi tek Ai kurdo që gabojmë përgjatë jetës. Allahu i Lartësuar thotë:

Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është Mëshirëploti.

(El Bekare, 21)

  • Zonja Merjeme, nëna e Mesihut (paqja qoftë mbi të!) është e vetmja grua që është përmendur me emër në Kuranin e madhëruar.
  • Gruaja ka luajtur një rol të madh në shumë prej rrëfimeve të përmendura në Kuran, siç është rasti i Belkisës, mbretëreshës së Sebeut, dhe historia e saj me profetin Sulejman (paqja qoftë mbi të!), e cila përfundoi me besimin dhe nënshtrimin e saj ndaj Zotit të botëve. Në Kuranin Fisnik, për të, thuhet:

"Kam parë një grua që sundonte popullin (e atij qyteti). Ajo zotëronte çdo gjë dhe kishte një fron madhështor."

(En Neml, 88)

  • Historia islame na tregon se profeti Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) i këshillonte gratë dhe merrte mendimet e tyre në shumë situata. Gjithashtu, ai i lejoi gratë të frekuentonin xhamitë ashtu si burrat, me kusht që të ruanin modestinë dhe thjeshtësinë, megjithëse namazi i tyre në shtëpi është më i vlefshëm. Gruaja merrte pjesë së bashku me burrat në luftëra dhe ndihmonte në çështjet e mjekimit e të infermierisë. Po ashtu, ajo merrte pjesë në veprimtari tregtare dhe garonte në fushat e dijes dhe të arsimit.
  • Islami e përmirësoi shumë pozitën e gruas në krahasim me kulturat e vjetra arabe, pasi ndaloi varrosjen e vajzave për së gjalli dhe i njohu gruas personalitet të pavarur. Gjithashtu, rregulloi çështjet kontraktore që lidhen me martesën, duke ia garantuar gruas të drejtën e mehrit (prikë nga ana e burrit), duke siguruar të drejtat e saj në trashëgimi, si edhe të drejtën për pronësi private dhe administrimin e pasurisë së saj vetë.

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirë me gratë e tyre." (Tirmidhiu 1162 dhe Ebu Davudi 4682)

Allahu i Lartësuar thotë:

"Me të vërtetë që për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit ndaj Allahut dhe të bindurat ndaj Allahut, të drejtët (të sinqertët) dhe të drejtat (të sinqertat), duruesit dhe durueset, të përulurit dhe të përulurat, mirëbërësit dhe mirëbërëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset, pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh."

(El Ahzab: 35)

"O besimtarë! - nuk ju lejohet që t'i merrni në trashëgim gratë me forcë. Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë. (Një gjë e tillë ju lejohet) vetëm atëherë kur ato bëjnë imoralitet të hapur. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira!"

(En Nisa, 1)

"O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e prej atij krijoi bashkëshorten e tij, e prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Frikësojuni pra Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju!"

"Çdo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë."

(En Nahl, 97)

"Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato."

"Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë."

(Er Rum, 27)

"Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: "Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si dhe për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e vobektë. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni!"

"Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirë nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni!"

  • Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar burrat që të shpenzojnë për gratë dhe të ruajnë pasuritë e tyre, pa pasur gruaja asnjë obligim financiar ndaj familjes. Gjithashtu, Islami e ka ruajtur personalitetin dhe identitetin e femrës, duke e lejuar atë të mbajë emrin e familjes së saj edhe pas bashkimit me bashkëshortin.

المصدر

قسم المسلمين

ملاحظات

--