Cila është urtësia e veshjes së hixhabit (mbulesës) për gruan?
- محاور التعريف بالإسلام
- محاسن الإسلاممحاسن العبادةالشبهات والاعتراضاتشبهات حول المرأة
- مصدر الإجابة
- قسم المسلمين
- الباب / الفصل
- (قسم المسلمين)
السؤال
Cila është urtësia e veshjes së hixhabit (mbulesës) për gruan?
الجواب
Në Islam është e detyrueshme të zbatohet urdhri dhe të shmanget ndalesa, edhe nëse njeriu nuk e di urtësinë e tyre; sepse Allahu është i Urtë në çdo gjë që ka ligjësuar dhe caktuar. Hixhabi nuk është i veçantë vetëm për sheriatin e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!); përkundrazi, në ligjet e Musait dhe Isait (paqja qoftë mbi ta!) ka pasur urdhra që e obligonin gruan të mbulohej. Disa familje hebraike fetare vazhdojnë ende ta ruajnë këtë praktikë deri sot, si pjesë e ligjit të Musait (paqja qoftë mbi të!).
Allahu ka krijuar tek të dyja gjinitë, burrin dhe gruan dhe dëshirën ndaj njëri-tjetrit, në mënyrë që të realizohet martesa, e cila është lidhja e lejuar, dhe të vazhdojë riprodhimi njerëzor. Nuk ka dyshim se shfaqja e bukurive të gruas sjell dëm për të, sepse kështu ajo ekspozohet ndaj burrave të shthurur. Gjithashtu sjell dëm edhe për burrat që e shikojnë, sepse zakonisht kjo gjë ngjall epsh tek ata. Prandaj nuk ka dyshim se hixhabi është mbrojtje për të gjithë: ai tregon dëlirësinë e gruas dhe i jep të drejtën ekskluzive bashkëshortit për shikimin e bukurive të bashkëshortes së tij, pa i ndarë ato me të tjerët. Natyrshmëria e pastër e njeriut e mbështet këtë të drejtë dhe e nxit femrën të jetë e turpshme dhe të ruhet nga dëmet e imoralitetit, si sëmundjet infektive, përhapja e fëmijëve të jashtëligjshëm dhe përzierja e prejardhjeve. Fillimi i gjithë këtyre problemeve është neglizhenca e grave ndaj mbulesës dhe pakujdesia e burrave në uljen e shikimit. Për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj çështjeje, sheriati ka paralajmëruar kundër çdo gjëje që çon në imoralitet (zina). Allahu i Madhëruar ka thënë:
"Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!"
(El Isra, 15)
Allahu i ka urdhëruar burrat dhe gratë që ta ulin shikimin. Ai thotë:
"Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata.
Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre, përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë çështjet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!"
(En Nur: 62)
المصدر
ملاحظات
--