Krijuesi është i mëshirshëm me robërit e Tij, atëherë përse nuk i pranon prirjet e personit të devijuar seksualisht?
- محاور التعريف بالإسلام
- الشبهات والاعتراضات
- مصدر الإجابة
- قسم المسلمين
- الباب / الفصل
- (قسم المسلمين)
السؤال
Krijuesi është i mëshirshëm me robërit e Tij, atëherë përse nuk i pranon prirjet e personit të devijuar seksualisht?
الجواب
Allahu i Lartësuar thotë:
"Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: "Përse bëni paturpësi të tilla që askush nuk i ka bërë në botë!?
Ju u qaseni meshkujve me epsh - në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!"
Përgjigjja e popullit të tij ishte: "Dëbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janë njerëz që duan të rrinë të pastër!"
(El A'raf, 54)
Ky ajet thekson se devijimi seksual nuk është i trashëguar dhe nuk është pjesë e origjinës së strukturës së kodit gjenetik të njeriut, sepse populli i Lutit ishte i pari që e shpiku këtë lloj paturpësie. Kjo përputhet me studimin më të gjerë shkencor, i cili vërteton se devijimi seksual nuk ka asnjë lidhje me gjenet e trashëguara. (Enciklopedia Kehil e Mrekullive në Kuran dhe Sunet.)
A i pranojmë dhe i respektojmë prirjet e hajdutit për vjedhje? Edhe kjo është prirje, por në të dyja rastet është prirje e panatyrshme. Është dalje nga natyrshmëria njerëzore dhe cenim i natyrës, dhe si e tillë duhet të korrigjohet.
Allahu e ka krijuar njeriun dhe e ka udhëzuar drejt rrugës së drejtë, dhe i ka dhënë lirinë e zgjedhjes në mes rrugës së të mirës dhe rrugës së të keqes.
Dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?"
(El Beled, 8-10)
Prandaj, gjejmë se në shoqëritë që e ndalojnë homoseksualitetin, rrallëherë shfaqet ky fenomen jashtë normales, ndërsa në mjedisin ku lejohet dhe inkurajohet kjo sjellje, rritet përqindja e homoseksualëve, gjë që dëshmon se ajo që përcakton mundësinë e homoseksualitetit te njeriu, është mjedisi dhe propagandat që e rrethojnë atë.
Identiteti i njeriut po ndryshon nga çasti në çast, sipas asaj që sheh në media, përdorimit të teknologjisë apo edhe fanatizmit ndaj një ekipi të futbollit, për shembull. Globalizimi ka krijuar një njeri të ndërlikuar. Tradhtari tashmë paraqitet si “njeri me mendim ndryshe”, ndërsa devijimet morale e seksuale trajtohen si sjellje normale, madje mbrohen ligjërisht dhe promovohen në debate publike. Dhe duke qenë se epërsia i takon atij që zotëron teknologjinë dhe fuqinë mediatike, pala më e fortë përpiqet t’ia imponojë bindjet e saj të tjerëve. Dhe kjo sjell prishjen e marrëdhënies së njeriut me vetveten, me shoqërinë dhe me Krijuesin e tij. Me lidhjen e individualizmit me devijimet seksuale, filloi të zbehet natyrshmëria njerëzore mbi të cilën është ndërtuar jeta njerëzore, dhe u dobësua koncepti i familjes tradicionale. Për këtë arsye, Perëndimi nisi të kërkojë zgjidhje për pasojat e individualizmit ekstrem, sepse vazhdimësia e këtij koncepti rrezikon arritjet e qytetërimit modern, ashtu siç dëmtoi edhe institucionin e familjes. Deri më sot, shumë vende perëndimore vazhdojnë të vuajnë nga rënia e lindshmërisë dhe pakësimi i popullsisë, gjë që i ka shtyrë të hapin dyert për emigracionin. Prandaj, besimi në Allahun, respektimi i ligjeve të natyrës që Ai ka vendosur dhe zbatimi i urdhrave e ndalesave të Tij, mbetet rruga e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër.
المصدر
ملاحظات
--