Skip to content

A u përhap Islami me tehun e shpatës? Nëse është kështu, atëherë si mund të përshkruhet si një fe që fton në paqe?

مصدر الإجابة
قسم الإسلام
الباب / الفصل
(قسم الإسلام)

السؤال

A u përhap Islami me tehun e shpatës? Nëse është kështu, atëherë si mund të përshkruhet si një fe që fton në paqe?

الجواب

Pyetje: "A u përhap Islami me shpatë?"

Përgjigjja: Parimisht Islami është përhapur përmes predikimit dhe është përkrahur me shpatë kundër atyre që qëndronin përballë mesazhit islam ose e luftonin atë. Profeti (paqja qoftë mbi të!) e predikoi mesazhin e Islamit në Mekë për trembëdhjetë vjet, ndërsa qyteti i Medines u çlirua përmes predikimit, para se të urdhërohej për luftë. Sahabët dhe muslimanët u shpërndanë nëpër tokë dhe predikuan mesazhin islam, gjatë kësaj, ata luftuan vetëm ata ta njerëz që refuzuan mesazhin islam dhe luftuan predikuesit. Islami nuk ka detyruar askënd të hyjë në të me dhunë. Allahu thotë:

"S’ka detyrim në fe..."

Dhe është ligjëruar xhizja (taksë) për ata që nuk dëshirojnë të hyjnë në Islam, e cila është një shumë e vogël që merret në këmbim të mbrojtjes së tyre.

Islami i pastër i mbrojti ehli-dhimmen (jomuslimanët që janë nën mbrojtjen islame), dhe nën hijen e tij jetuan hebrenjtë dhe të krishterët, pasi më parë disa prej tyre shtypnin e vrisnin njëri-tjetrin. Islami vendosi mes tyre qetësi, harmoni dhe paqe. Dhe prej mëshirës së Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij është se Ai ligjëroi xhihadin, që mesazhi islam të arrijë te njerëzit dhe të sundojë Islami, në të cilin gjendet lumturia dhe shpëtimi i shumë njerëzve në dynja dhe në ahiret. Allahu është Dhënësi i suksesit. Paqja dhe bekimet qofshin mbi zotëriun tonë Muhamedin, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

المصدر

قسم الإسلام

ملاحظات

--