Çfarë duhet të bëjë muslimani që ka pranuar Islamin, ndërkohë që gruaja e tij nuk e ka pranuar?
- محاور التعريف بالإسلام
- الشبهات والاعتراضات
- مصدر الإجابة
- قسم الإسلام
- الباب / الفصل
- (قسم الإسلام)
السؤال
Çfarë duhet të bëjë muslimani që ka pranuar Islamin, ndërkohë që gruaja e tij nuk e ka pranuar?
الجواب
Nëse bashkëshortja e tij është hebreje ose e krishterë, atëherë nuk ka asnjë problem për vazhdimin e martesës. Allahu i Lartësuar thotë:
"Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar."
[El Maide: 44]
Ndërkaq, ai duhet të përpiqet ta ftojë atë në Islam dhe të lutet për të, me shpresë që Allahu ta udhëzojë. Nëse gruaja e tij nuk është prej ithtarëve të Librit, atëherë martesa prishet sapo burri pranon Islamin. Ai mund të presë për pak kohë, me shpresë që Allahu ta udhëzojë atë në Islam, por mes tyre nuk mund të ketë marrëdhënie intime derisa ajo të pranojë Islamin.
المصدر
ملاحظات
--