Skip to content

Cili është qëndrimi i Islamit ndaj feve dhe pakicave të tjera?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

Cili është qëndrimi i Islamit ndaj feve dhe pakicave të tjera?

الجواب

Allahu i Lartësuar është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës; Atij i përket lavdia edhe në jetën tjetër! Tek Ai do të kthehet gjithçka! Ai thotë:

"I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"

Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi."

(Sebe, 28)

Allahu është Krijuesi, Furnizuesi dhe Përkujdesësi, Ai është i Adhuruari që meriton të adhurohet, ndërsa çdo gjë tjetër përveç Tij është subjekt i sundimit dhe krijimit. Ai është Ai i Cili caktoi obligimet, ligjësoi ligjet, zbriti fenë dhe e bëri atë mbizotëruese mbi të gjitha fetë e tjera. Ai thotë:

(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë."

[Et Teube: 30]

Ai thotë:

"Është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me Udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta ngritur atë mbi të gjitha fetë. Allahu mjafton si dëshmitar!"

[El Fet'h: 28]

E adhurimi nuk është i sinqertë, përveç nëse i dedikohet vetëm Allahut. Allahu thotë:

"Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë, Atij i takon bindja përgjithmonë. A mos vallë, do t’ia keni drojën tjetërkujt, përveç Tij!?"

(Nahl: 97)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Vetëm Allahut i takon adhurimi i sinqertë."

[Ez Zumer: 65]

Allahu e ka kumtuar qartë se feja e pranuar dhe e pëlqyer tek Ai është Islami. Ai thotë:

"Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami..."

[Ali Imran: 81]

Allahu nuk pranon fe tjetër përveç tij. Ai thotë:

"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur!"

Allahu i Lartësuar ka gjykuar se çdokush që ndjek tjetër fe përveç Islamit, mundi i tij është dështim dhe humbje, dhe përfundimi i tij është shkatërrim dhe dënim i madh. Ai thotë:

"Thuaj: 'Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë'"

"Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!

Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe."

(Ibrahim: 2-3)

A e vërejte nga sa përmendëm më lart se si ka gjykuar Mbreti, i Vërteti, i Qarti, Zoti i botëve? Se çdo fe tjetër veç Islamit është fe e kotë dhe devijim, dhe se përfundimi i pasuesve të tyre në botën tjetër është Zjarri, e sa vendqëndrim i keq është ai!

Sa u përket pakicave dhe pjesëtarëve të feve të tjera, dispozita e tyre në Islam, për sa kohë që nuk i luftojnë muslimanët, është që muslimanët duhet t'i ftojnë ata në Islam dhe të mbajnë drejtësi në raport me të drejtat dhe detyrimet. Muslimanët janë të urdhëruar të sillen mirë me ta, t'u bëjnë mirë atyre dhe të jenë të mëshirshëm me të dobtit e tyre. Nëse një njeri është musliman, ndërsa prindërit e tij janë jomuslimanë, ai e ka për detyrë të sillet mirë me ta, t'u bëjë mirë dhe t'i mbajë lidhjet me ta në mënyrë të mirë. Në përgjithësi, muslimani duhet t'i trajtojë të gjithë me sjellje të mira, të mos i lëndojë, të mos u bëjë padrejtësi dhe të mos u cenojë asgjë nga të drejtat e tyre.

Ndërkaq, nëse jomuslimani gjendet në vendet e muslimanëve dhe pranon të jetojë mes tyre, atëherë ai duhet t'i përmbahet rendit publik. Kështu, Islami ia ruan atij pasurinë, gjakun, nderin, familjen dhe lirinë, në ato gjëra që nuk bien ndesh me ritet e Islamit dhe legjislacionin e tij.

E sa i takon asaj që u vishet Islamit dhe muslimanëve, se u bëjnë padrejtësi jomuslimanëve, u bëjnë dëm atyre, i privojnë nga të drejtat e tyre etj, e gjithë kjo është propagandë armiqësore e medias së padrejtë, në adresë të Islamit dhe muslimanëve. E, ai që ka jetuar mes muslimanëve dhe e ka njohur madhështinë e fesë së tyre, tolerancën e legjislacionit të tyre dhe lartësinë e moralit të tyre, e kupton se propaganda që trumbeton kjo media e komanduar dhe dezinformuese, është e tëra gënjeshtër dhe trillim. Allahu na ndihmoftë kundra tyre!

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--