Skip to content

A është Isai (Jezusi) biri i Zotit?

مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

A është Isai (Jezusi) biri i Zotit?

الجواب

Allahu i Lartësuar është Zoti i botëve, Ai është i Pari dhe i Fundit, i Dukshmi dhe i Padukshmi. Allahu ka qenë dhe nuk ka qenë asgjë para Tij e asgjë me Të, siç përmendet në hadithet e sakta. Ai është Njëshi, i Vetmi, Absoluti, i Cili as lind, as është i lindur. Ai thotë:

"Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!

Allahu është Absoluti.

Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.

Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”

(El Ihlas: 1-4)

Dhe përderisa Ai nuk është prind i askujt, atëherë asnjë prej krijesave nuk është fëmijë i Tij, qoftë i lartësuar dhe i madhëruar Ai! Ndërkaq, fëmijë ka ai që ka nevojë për ndihmës dhe mbështetës; njeriu kërkon fëmijë për t'u bërë i pavarur dhe për t'u gëzuar me ardhjen e tij dhe që ta ndihmojë në vështirësitë e jetës. Ndërsa Zotit të Lartmadhërishëm i përket sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet në to, prandaj Ai nuk ka nevojë për fëmijë. Allahu i Lartësuar thotë:

"Allahu! Nuk ka zot tjetër përveç Tij, i Gjalli, i Përjetshmi dhe Mbajtësi i gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë."

(El Bekare, 129)

Ai është i Gjalli, prej të Cilit çdo gjallesë fiton ekzistencën dhe jetën e saj, dhe Ai është i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje, pa të Cilin asnjë gjallesë nuk mund të ekzistojë e as të jetë e pavarur prej Tij. Allahu i Lartësuar thotë:

"I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë!"

(Sebe, 28)

Pra, nëse Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, dhe Ai është i Lavdëruari në këtë botë e në tjetrën për shkak të absolutësisë së Tij dhe për shkak se Ai është i Vetëmjaftueshëm e s’ka nevojë për asgjë, si mund të pretendojë dikush se Allahu ka një bir? I pastër është Allahu nga ajo që thonë ata për Të!

Pretendimi se Allahu ka fëmijë dhe se engjëjt janë bijat e Tij, është një pretendim i lig dhe heretik, të cilin Allahu e ka përgënjeshtruar në disa vende në Librin e Tij Fisnik, duke bërë të qartë se kjo thënie heretike është pikërisht thënia e jobesimtarëve të parë. Allahu i Lartësuar thotë:

"Hebrenjtë thonë: 'Uzejri është i biri i Allahut', të krishterët thonë: 'Mesihu është i biri i Allahut'. Këto janë fjalët e tyre, që dalin nga goja e tyre, imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!"

[Et Teube: 30]

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Idhujtarët i shohin xhindët si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem e vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia veshin ata!"

[El En’am: 18]

Allahu e ka hedhur poshtë këtë pretendim me argumente të shumta, ndër të cilat mund të veçojmë:

Allahu e ka përgënjeshtruar këtë pretendim duke bërë të qartë se Ai është i aftë që ta shkatërrojë Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të, e sikur dikush prej krijesave të ishte zot, ai do ta kishte penguar urdhrin e Allahut dhe do të kishte shpëtuar nga shkatërrimi. Allahu i Lartësuar thotë:

"Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: 'Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!' Thuaj: 'Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?' Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë."

[El Maide: 44]

Ibën Xheriri (Allahu e mëshiroftë!) thotë:

"Fjala e Tij: 'nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë' do të thotë: kush është ai që mund të pengojë diçka nga urdhri i Allahut, nëse Ai dëshiron ta shkatërrojë Mesihun, të birin e Merjemes, duke e shfarrosur atë nga Toka, si dhe duke shfarrosur nënën e tij, Merjemen, dhe të gjitha krijesat që gjenden në Tokë!?

Allahu i Lartësuar i thotë profetit të Tij, Muhamedit (paqja qoftë mbi të!): Thuaju këtyre të paditurve nga radhët e të krishterëve: Nëse Mesihu do të ishte siç pretendoni - se ai është Allahu, ndërkohë që ai nuk është i tillë - atëherë ai do të ishte i fuqishëm ta pengonte urdhrin e Allahut për vdekjen e tij dhe të nënës së tij. Nënën e tij tashmë Allahu e ka bërë të vdesë dhe ai (Mesihu) nuk mundi ta pengonte urdhrin e Tij ndaj saj kur zbriti! Në këtë shpjegim ka mësim për ju, nëse reflektoni, dhe argument kundër jush, nëse logjikoni: se Mesihu është njeri porsi mbarë bijtë e Ademit dhe se Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm, është Ai i Cili nuk mposhtet, nuk nënshtrohet dhe urdhri i të Cilit nuk mund të zmbrapset, por Ai është i Gjalli, i Përhershmi, Mbajtësi i gjithçkaje, i Cili jep jetë dhe merr jetë, krijon dhe shuan, dhe Ai është i Gjallë e nuk vdes."

Tefsiri i Taberiut me recensimin e Ahmed Shakirit (10/147).

Kushdo që ngre këtë pretendim të rremë dhe të padrejtë, a ka ndonjë argument? Apo ky është thjesht një pretendim i rremë, për të cilin Allahu i Lartësuar thotë:

"Ata thonë: 'Allahu ka bir'. Qoftë i lartësuar Ai! Ai është i Pavarur, s’ka nevojë për asgjë. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ju nuk keni asnjë provë për atë që thoni. Pse thoni për Allahun atë që nuk e dini?!"

[Junus: 68]

Pa dyshim se ata që e bëjnë këtë pretendim nuk kanë asnjë provë për të, por vetëm supozime dhe hamendësime!

Sikur të donte Allahu të kishte një bir, Ai do të zgjidhte prej krijesave të Veta dikë që të bëhej bir i Tij, por kjo nuk lejohet as logjikisht dhe as fetarisht. Allahu i Lartësuar thotë:

"Sikur të donte Allahu të kishte një bir, Ai do të zgjidhte kë të pëlqente prej krijesave të Veta. Qoftë i lartësuar Ai nga kjo gjë! Ai është Allahu, i Vetmi dhe Ngadhënjimtari!"

[Ez Zumer: 65]

Ai që ka një fëmijë, patjetër duhet të ketë një bashkëshorte prej së cilës duhet të lindë ai fëmijë. Allahu thotë:

"Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! E si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte?! Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i Dijshëm për çdo gjë!"

Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën, prandaj Ai nuk mund të ketë fëmijë.

Sikur i Gjithëmëshirshmi të kishte fëmijë - i Pastër qoftë Allahu nga kjo shpifje! - ai do të ishte zot më vete, dhe sikur të ishte zot, atëherë patjetër që njëri prej tyre do ta mposhtte tjetrin, ndërsa i mposhturi, pa dyshim, nuk do të konsiderohej më zot. Allahu i Lartësuar thotë:

"Thuaj: 'Nëse përveç Atij do të kishte edhe zota të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Fronit'".

[El Isra: 88]

Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Allahu i Lartësuar thotë:

"Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Allahu, Zoti i Fronit mbi çka ia veshin Atij!"

(El Enbija, 22)

Allahu i ndaloi ithtarët e Librit që t'i tejkalojnë kufijtë në raport me respektin ndaj Mesihut (paqja qoftë mbi të!) dhe që të thonë për të se ai është biri i Allahut, ose se është i treti i të treve, ose se ai është vetë Allahu. Allahu i Lartësuar thotë:

"O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën e lëshoi mbi Merjemen, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: 'Tre zota!' Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot! Ai është i pastër për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton si mbrojtës!"

(En Nisa, 163)

Kushdo që beson se Isai (paqja qoftë mbi të!) është biri i Zotit, konsiderohet jobesimtar, pasi Islami i një personi nuk është i saktë derisa të besojë në profetësinë e tij. Kurani Fisnik e ka shpjeguar historinë e Merjemes dhe historinë e Isait (paqja qoftë mbi ta!) në disa sure të Kuranit, si surja Ali Imran, surja El Maide dhe surja Merjem, po ashtu dhe hadithet profetike kanë pohuar të njëjtën gjë.

Shih: "Miftah Dar es-Seade" 1/ 303, "Dashuria ime e madhe për Mesihun më çoi në Islam", fq. 169.

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--