Skip to content

A i pranon Islami besimet e tjera?

محاور التعريف بالإسلام
الشبهات والاعتراضات
مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

A i pranon Islami besimet e tjera?

الجواب

Duhet të bëjmë dallim mes besimeve dhe personave që i bartin këto besime, andaj themi: çdo besim që e kundërshton fenë e profetëve dhe të dërguarve, si judaizmi, krishterimi, budizmi, hinduizmi etj; janë besime të kota e të pavlefshme. Ato janë të nënçmuara dhe të papranueshme te Zoti i gjithësisë, e nga ithtarët e tyre nuk pranohet asnjë vepër, derisa të besojnë në Zotin e vetëm dhe të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Pra, të gjitha këto janë fe të kota tek Allahu i Lartësuar. Lidhur me këtë Ai thotë:

"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur!"

[Ali Imran: 81]

Kësisoj, feja e vërtetë dhe e pranuar tek Allahu është Islami. Allahu i Lartësuar thotë:

"Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari!"

Sa u përket pasuesve të këtyre feve, muslimani duhet të ketë parasysh disa gjëra në raport me ta:

E para, t'i ftojë ata në fenë islame me mënyrat më efektive të ligjshme dhe t'ua sqarojë atyre fenë e Allahut, që të shpëtojnë prej mosbesimit me të cilin jetojnë, të ndjekin rrugën e drejtë që çon tek Allahu, të fitojnë Xhenetin e Tij dhe të shpëtojnë nga dënimi i madh në Ditën e Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:

"Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe dialogo me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë!"

(Nahl: 97)

Ftesa në Islam nuk bëhet me imponim. Allahu i Lartësuar thotë:

"S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është bërë e qartë e drejta nga e shtrembra! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe beson në Allahun, ka kapur lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka!"

(El Bekare, 129)

E dyta, muslimani e ka obligim të jetë i drejtë me ta, të mos u bëjë padrejtësi dhe të mos u hyjë në hak. Allahu i Lartësuar thotë:

"O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Assesi të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju!"

[El Maide: 44]

Gjithashtu, muslimani urdhërohet të sillet mirë me pasuesit e feve të tjera, t'u bëjë mirë atyre, të jetë i mëshirshëm me ta, t'i trajtojë në formë të mirë, të mos i dëmtojë dhe t'u thotë fjalë të mira, përderisa ata e trajtojnë në formë të mirë dhe nuk i bëjnë padrejtësi. Është detyrim që marrëdhëniet me ta të mos lidhen me ndonjë çështje të ndaluar fetarisht, si shitja e alkoolit apo ndërveprimet me kamatë, si dhe të mos jetë marrëdhënie nga e cila muslimani përçmohet. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin tonë, Muhamedin.

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--