Skip to content

A është e vërtetë se muslimanët e adhurojnë Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të!)?

مصدر الإجابة
قسم النبوة
الباب / الفصل
(قسم النبوة)

السؤال

A është e vërtetë se muslimanët e adhurojnë Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të!)?

الجواب

Kjo nuk është e vërtetë, muslimanët adhurojnë vetëm Allahun, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak, dhe kush adhuron tjetërkënd bashkë me Allahun ose adhuron dikë tjetër përveç Allahut, ai është jobesimtar dhe nuk është musliman. Muslimanët thonë në namazin e tyre: "Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij".

Po ashtu, Libri që solli Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!) është i mbushur me argumente logjike që dëshmojnë për kotësinë e idhujtarisë dhe pavlefshmërinë e veprave të idhujtarit, si për shembull Fjala e të Lartësuarit:

"Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Allahu, Zoti i Fronit mbi çka ia veshin Atij!"

(El Enbija, 22)

Pra, muslimanët e pasojnë Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) e nuk e adhurojnë atë. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu i mallkoftë ata njerëz që i shndërrojnë varret e profetëve të tyre në faltore!"

(Transmetoi Ahmedi (7358), dhe ky është hadith hasen (i mirë)).

Profeti (paqja qoftë mbi të!) e ka paralajmëruar umetin e tij nga ekzagjerimi dhe tejkalimi i caqeve në raport me të dhe ka thënë:

"Mos e teproni duke më lavdëruar, ashtu siç e kanë tepruar të krishterët me (Isain) të birin e Merjemes. Vërtet unë jam vetëm rob i Tij, andaj thoni (për mua): ‘Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij!"

[E shënon Buhariu, numër 3445].

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ia sqaroi bijës së tij (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte njeriu i tij më i afërt me të, si dhe të tjerëve nga të afërmit e tij, se ai nuk mund t'u bëjë asnjë dobi tek Allahu në Ditën e Kiametit. Andaj ai u tha atyre kur i zbriti ajeti i mëposhtëm:

"Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm!"

(Esh Shuara, 214)

"O bashkësi e Kurejshëve, lirojeni veten tuaj tek Allahu, unë nuk kam kurrfarë mundësie t'ju bëj dobi para Allahut. O bijtë e Abdulmutalibit, unë nuk kam kurrfarë mundësie t'ju bëj dobi para Allahut. O Abbas i biri i Abdulmutalibit, unë nuk kam kurrfarë mundësie të të bëj dobi para Allahut. O Safije, halla e të Dërguarit të Allahut, unë nuk kam kurrfarë mundësie të të bëj dobi para Allahut. O Fatime, bija e të Dërguarit të Allahut, më kërko çfarë të duash (nga të mirat e kësaj bote), unë nuk kam kurrfarë mundësie të të bëj dobi para Allahut!"

[Transmetuan Buhariu nr. 7274 dhe Muslimi nr. 239].

Sikur Profeti (paqja qoftë mbi të!) të donte prej tyre që ta adhuronin, nuk do t'u sqaronte atyre se ai nuk mund t'u bëjë dobi. Lidhur me këtë, Allahu i ka shpallur atij në Kuranin Madhështor, të cilin e lexojnë muslimanët:

"Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: 'Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit!'"

[Ez Zumer: 65]

Si mund të mendohet, pas gjithë kësaj, se muslimanët e adhurojnë Pejgamberin e tyre? Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!

المصدر

قسم النبوة

ملاحظات

--