Çfarë ka thënë Profeti i Zotit, Isai për profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të dy!)?
- محاور التعريف بالإسلام
- المحتوى المخصص بحسب الدينمحتوى للنصارىالتعريف بمحمد صلى الله عليه وسلمالتعريف بالنبي محمد صلى الله عليه وسلمالتعريف بالأنبياء السابقين ومكانة عيسى عليه السلامحقيقة عيسى عليه السلام
- مصدر الإجابة
- قسم النبوة
- الباب / الفصل
- (قسم النبوة)
السؤال
Çfarë ka thënë Profeti i Zotit, Isai për profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të dy!)?
الجواب
Shumica e profetëve të mëparshëm i përgëzuan popujt e tyre me ardhjen e profetit të fundit, Muhamedit (paqja qoftë mbi të!), dhe u morën besën atyre se do ta besojnë e do ta ndjekin atë, nëse Allahu e dërgonte ndërkohë që ata ishin gjallë. Tekstet rreth kësaj teme janë aq të shumta, saqë nuk mund të numërohen. Meqenëse shpalljet e Musait e të Isait (paqja qoftë mbi ta!) ishin më të afërta në kohë me shpalljen e profetit tonë, Muhamedit, për këtë arsye tekstet në të dy librat e tyre lidhur me ardhjen e tij qenë të shumta, po ashtu edhe në librat e tjerë të profetëve të bijve të Israilit ka pasur tekste që flisnin për të. Këto tekste përfshinin cilësitë e tij, përshkrimin e vendlindjes, vendit të mërgimit (Medinen), ritet e fesë, cilësitë e shokëve të tij, si dhe fitoren e sundimin që Allahu do t'u mundësonte atyre etj. Ato përmbanin gjithashtu sihariqin dhe përgëzimin për ardhjen e tij, përgatitjen e shpirtrave për pritjen e tij, si dhe urdhrin për ta besuar e ndjekur atë. Dijetarët e bijve të Israilit i njihnin mirë këto tekste. Cilësitë e tij (paqja qoftë mbi të!) dhe e shokëve të tij ishin ngulitur thellë në mendjet e dijetarëve të bijve të Israilit, si dhe te klerikët dhe murgjit e të krishterëve. Mirëpo, ata e shtrembëruan pjesën më të madhe të tyre, megjithëse mbijetuan shumë dëshmi, qoftë në Besëlidhjen e Vjetër, e cila përbëhet nga shkrimet e profetëve të hebrenjve, apo në Besëlidhjen e Re, e cila është një përmbledhje e asaj që shkruan klerikët e të krishterëve, të cilët konsiderojnë se e kanë përcjellë nga bashkëkohësit e Mesihut (paqja qoftë mbi të!). Prej këtyre teksteve janë edhe këto në vijim:
Së pari: Përgëzimi për këtë Profet të madh i erdhi Musait (paqja qoftë mbi të!) siç thuhet në Librin e Ligjit të Përtërirë: "Unë do të ngre për ta një profet nga mesi i vëllezërve të tyre, i cili do të jetë i ngjashëm me ty, dhe do të vë fjalët e Mia në gojën e tij, dhe ai do t'ua thotë atyre të gjitha ato që Unë e urdhëroj. Dhe do të ndodhë që, njeriut i cili nuk i dëgjon fjalët e Mia, të cilat ai i flet në Emrin Tim, Unë do t përndjek."
Ligji i Përtërirë 18: 18-19.
Vëllezërit e bijve të Israilit janë bijtë e Ismailit, dhe nga bijtë e Ismailit nuk doli asnjë i dërguar tjetër përveç Muhamedit, të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të!). Në këtë tekst, Musai (paqja qoftë mbi të!) përmend kërcënimin e Allahut për atë që nuk i dëgjon fjalët e të dërguarit Muhamed, ku thuhet: (Unë do ta përndjek), e atë që Allahu e përndjek, e kap.
Gjithashtu, Musai (paqja qoftë mbi të!) tha se profeti i fundit do të dalë nga vargmalet e Faranit që ndodhen në Mekën e Bekuar. Ndërkohë asnjë profet nuk ka dalë nga Meka e Bekuar pas Ismailit, përveç Muhamedit, të dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi ta!), siç thuhet në Librin e Ligjit të Përtërirë: "Zoti erdhi nga mali i Sinait, u ndriçoi atyre nga mali i Seirit dhe shkëlqeu nga mali i Faranit".
Së dyti: Lajmin e gëzueshëm për të e dha edhe Davudi (paqja qoftë mbi të!), kur tha: "Guri që e refuzuan ta vendosin muratorët, tashmë është bërë kreu i qoshes. Kjo gjë u bë nga ana e Allahut dhe ai është i mahnitshëm për sytë tanë!" (Psalmet 118: 22).
Kuptimi i këtij përgëzimi është se profecia, të cilën bijtë e Izraelit nuk pranonin që të ishte në radhët e pasardhësve të Ismailit (arabët), u kthye në profecinë më të madhe duke u bërë përmbyllësja e shpalljeve për njerëzimin nëpërmjet të dërguarit më të madh. Arsyeja e krahasimit me ndërtesën ishte sepse çdo profet plotësonte atë që kishte nisur profeti para tij, derisa u plotësua dërgimi i profetëve dhe mbeti vetëm Profeti i fundit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!). Kur ndërtesa i ishte afruar kompletimit të saj dhe prej saj nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse një tullë e vetme, Allahu dërgoi të Dërguarin dhe të dashurin e Tij të ngushtë, Muhamedin; kështu, me të u plotësua feja, u përmbush mirësia, u vulosën profetësitë dhe u përfundua ndërtesa. Pra, Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) ishte vula e profetëve dhe të dërguarve (paqja dhe bekimet qofshin mbi ta!), dhe pikërisht ai është personi për të cilin u soll shembulli i gurit të përmendur në këtë lajm përgëzues.
Së treti: Mesihu (Isai, paqja qoftë mbi të!) ka thënë në Ungjillin sipas Mateut: "Prandaj po ju them se Mbretëria e Allahut do t'ju hiqet dhe do t'i jepet një populli që jep frytet e saj". (Ungjilli sipas Mateut, 21:42).
Mendo thellë rreth këtij lajmi të mrekullueshëm që e përmban ky përgëzim: Mesihu (paqja qoftë mbi të!) i njoftoi bijtë e Israilit se profetësia do të kalonte nga ata te bijtë e Ismailit (paqja qoftë mbi të!); e i vetmi profet që e dërgoi Allahu nga radhët e pasardhësve të Ismailit është vula e profetëve, i dërguari i fundit Muhamedi (paqja qoftë mbi të!).
Po ashtu, Mesihu (Isai, paqja qoftë mbi të!) ka thënë, sipas librit të Gjonit: "Kur të vijë Ngushëlluesi, të cilin unë do t'jua dërgoj nga Ati, Shpirti i së vërtetës, që del nga Ati, ai do të dëshmojë për mua. Dhe ju gjithashtu do të dëshmoni, sepse jeni me mua që nga fillimi". (Gjoni 15: 26-27.)
Pra, kush dëshmoi për profecinë e Mesiut dhe e mbrojti atë nga ajo që hebrenjtë shpifën për të dhe për nënën e tij përveç Muhamedit, të dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi ta!)? Mesihu ka thënë: "Kam edhe shumë gjëra për t'ju thënë, por tani nuk mund t'i përballoni. Por, kur të vijë ai, Shpirti i së Vërtetës, ai do t'ju udhëzojë drejt gjithë të vërtetës, sepse ai nuk do të flasë nga vetja e tij, por do të flasë gjithçka që dëgjon dhe do t'ju njoftojë për gjërat që do të vijnë. Ai do të më lavdërojë mua, sepse do të marrë nga e imja dhe do t'jua kumtojë juve!" (Gjoni 16: 12 – 14.)
Allahu e ka regjistruar njohjen e ithtarëve të Librit për të, dhe se ata e njohin atë (Profetin a.s.), ashtu siç i njohin bijtë e tyre. Lidhur me këtë, Ai thotë:
"Ata që u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin Muhamed), ashtu siç i njohin bijtë e tyre, por disa prej tyre e fshehin të vërtetën, duke e ditur atë mirë!"
(El Bekare, 129)
Ashtu siç e ka regjistruar Kurani për të krishterët se Mesihu (Isai, paqja qoftë mbi të!), ashtu siç i njoftoi ata për cilësitë dhe misionin e Muhamedit – si në tekstet e mëparshme –, ai gjithashtu e ka theksuar edhe emrin e tij. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë:
"Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: 'O bijtë e Israilit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed, që do të vijë pas meje'. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: 'Kjo është magji e hapur!'"
[Es Saff: 6]
Për më shumë tekste të këtyre përgëzimeve të bukura, lexuesi mund t'u referohet librave në vijim:
"Feja dhe shteti në raport me vërtetimin e profetësisë së pejgamberit tonë Muhamedit (paqja qoftë mbi të!)" shkruar nga Ali Bin Raban El-Taberi. "Dhuratë për të zgjuarin në kundërpërgjigje ndaj adhuruesve të kryqit", shkruar nga Abdullah Et-Terxhuman, emri i të cilit para se të kalonte në Islam ishte Anselm Turmeda.
"Muhamedi në Teurat, Inxhil dhe Kuran", vepër e Ibrahim Halil Ahmedit, emri i të cilit, para se të bëhej musliman, ishte Abraham Philips.
"Muhamedi në Bibël", nga Abdul Ehad Davud.
Autorët e këtyre veprave ishin të krishterë e më pas përqafuan Islamin, lavdi Allahut.
Nuk është e çuditshme që njeriu të pyesë se çfarë ka thënë Mesihu për profetin tonë, Muhamedin (paqja qoftë mbi ta!), por e çuditshme është që njeriu ta dijë se të dërguarit dhe profetët erdhën nga Allahu për një qëllim të vetëm, i cili është adhurimi i Allahut pa i shoqëruar asnjë ortak, pa asnjë rival tjetër krahas Tij, dhe se të gjithë ata predikuan besimin në Allahun, në ringjalljen, në llogarinë dhe në shpërblimin pas vdekjes, e megjithatë të mos besojë në atë që ata sollën. Kjo, pasha Allahun, është humbja më e qartë dhe shkatërrimi më i pashmangshëm. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë, Muhamedin.
Shih gjithashtu librin: "Dashuria ime e madhe për Mesihun (Isain) më udhëhoqi drejt Islamit", fq. 169, dhe librin "Përgëzimi i Mesihut (Isait)", vepër e Muhamed Bin Abdullah Es-Suhajm.
المصدر
ملاحظات
--