Skip to content

Cili është argumenti për ekzistencën e Allahut?

محاور التعريف بالإسلام
التعريف بالله تعالىأدلة وجود الله
مصدر الإجابة
قسم الإيمان
الباب / الفصل
(قسم الإيمان)

السؤال

Cili është argumenti për ekzistencën e Allahut?

الجواب

Argumenti për ekzistencën e Allahut të Lartësuar është logjika e qartë, natyrshmëria e pastër dhe mjetet e drejta, dhe këtë nuk e mohon askush, përveç atij që kundërshton arsyen e shëndoshë njerëzore, sipas së cilës këto krijesa që ekzistojnë medoemos duhet të kenë një krijues që i ka krijuar; sepse këto krijesa ose janë gjendur në ekzistencë pa ndonjë krijues e as shkaktar, gjë të cilën logjika padyshim e gjykon prerazi si absurde, ngase nuk është e mundur që diçka të vijë në ekzistencë pa një krijues dhe pa një shkaktar!

Ose këto krijesa kanë krijuar veten e tyre! E kjo gjithashtu është e pamundur dhe absurde, ngase asgjë nuk e sjell vetveten në ekzistencë nga hiçi.

Ose këto krijesa kanë një Krijues që i krijoi, e Ai është Allahu, Madhështori, i Gjithëdituri, Krijuesi, i Urti.

Allahu na e ka vënë në dukje këtë klasifikim logjik në formën më të qartë dhe mënyrën më të përmbledhur, ku thotë:

"A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!

A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur."

(Et Tur, 35-36)

Në lidhje me këtë, e pyetën dikë: Si e njohe Zotin tënd? Ai tha: “Bajga dëshmon për devenë, ndërsa gjurmët dëshmojnë për kalimtarin; atëherë, Qielli me yje, Toka me rrugë të gjera dhe detet me dallgë madhështore, vallë, a nuk dëshmojnë për të Urtin e Gjithëdijshëm?!”

E këto krijesa duhet të kenë me patjetër një kujdestar që kujdeset për mbarëvajtjen e tyre. Ngase kur vështrojmë universin, shohim në të një mbarëvajtje të përkryer; çdo gjë gjendet në vendin përkatës dhe çdo krijesë është orientuar tek ato gjëra që i nevojiten dhe i garantojnë ekzistencën.

Dhe kjo përsosmëri gjendet në mënyrë të ripërsëritur në të gjitha krijesat në forma dhe mënyra të panumërta, gjë që e bën të pamundur teorinë e rastësisë dhe kaosit!

Allahu i Lartësuar ka tërhequr vëmendjen për këtë dhe ka thënë:

"E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë."

(En Neml, 88)

Ai ka thënë gjithashtu:

"(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”."

(Taha, 50)

Tregohet se një grup ateistësh u takuan me Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë, dhe i thanë: “Cili është argumenti për ekzistencën e Krijuesit?” Ai u tha: “Më lini, sepse mendjen e kam të preokupuar me një çështje të çuditshme.” Ata e pyetën: “E çfarë është ajo?” Ai u përgjigj: “Më ka arritur lajmi se në lumin Dixhle gjendet një anije e madhe, e mbushur me lloje të ndryshme mallrash të çuditshme, e cila shkon e vjen pa e lëvizur askush dhe pa ndonjë kapiten që e drejton!”

Ata i thanë: “Ti paske lajthitur!” Ai tha: “E përse vallë?” Ata thanë: “A mund ta besojë këtë një njeri i mençur?” Ai u tha: “E si e besuan mendjet tuaja që kjo botë; me gjithçka që përmban në të prej qenieve, specieve dhe zhvillimeve të çuditshme, si dhe kjo orbitë rrotulluese e lëvizëse dhe zhvillimet e ndryshme që ndodhin në këtë gjithësi, të ndodhin dhe të lëvizin pa asnjë shkak?” Pasi i dëgjuan këto fjalë, ata nisën të qortojnë veten e tyre.

Argumentet që dëshmojnë për ekzistencën e Zotit të Lartësuar janë të panumërta, ndër të cilat janë: 1) natyrshmëria, e cila është një prirje instinktive, të cilën njeriu e gjen në veten e tij dhe nuk mund ta ndalojë;

  1. dëshmia e çdo krijese për Krijuesin e Lartësuar;
  2. argumenti i përkujdesit, i perfeksionimit dhe i kontrollimit, si dhe argumente të tjera që nuk mund të numërohen e as të llogariten; pra, çdo gjë dëshmon për Allahun e Lartësuar, Krijuesin Madhështor, Planifikuesin dhe të Urtin.

المصدر

قسم الإيمان

ملاحظات

--