Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Sikur të mbështeteshit në Allahun denjësisht, do t'ju furnizonte siç i furnizon zogjtë: gdhihen barkzbrazur, por kthehen barkplotë.”
Sahih Transmetojnë Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh, Ibn Hibani në Sahihun e tij dhe Hakimi.
lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”
Sahih Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.
"Besimi vjetrohet brenda ndonjërit prej jush ashtu si vjetrohet rroba, prandaj kërkoni nga Allahu që të ripërtërijë besimin në zemrat tuaja."
Sahih Transmeton Hakimi dhe Taberaniu.
“Ruhuni nga kjo ndyrësi që Allahu e ka ndaluar. Ai që e kryen, le ta fshehë veten me mbulimin e Allahut dhe le të pendohet tek Ai, sepse, kushdo që na e zbulon hapur mëkatin e tij, ne do ta zbatojmë mbi të Librin e Allahut të Lartmadhëruar."
Sahih Transmetojnë Hakimi dhe Bejhekiu.
“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, m'i hap mua dyert e Mëshirës Sate!" E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit dhe le të thotë: "O Allah, më mbroj nga shejtani i mallkuar." Ndërsa sipas transmetimit të Hakimit qëndron: “E, kur të dalë, le t'i dërgojë selam Profetit ﷺ dhe le të thotë: "O Allah, më ruaj nga shejtani i mallkuar."
Hasen Transmetojnë Ibn Maxheh dhe Hakimi.