Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

8 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Vajta te Profeti ﷺ dhe dëshiroja ta pranoja Islamin, kështu që më urdhëroi të merrja abdes me ujë dhe sidër."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"
Sahih Muttefek alejhi
“Të Dërguarit të Allahut ﷺ i mjaftonte një saë ujë për t'u pastruar nga xhunubllëku dhe një mud për të marrë abdes.”
Sahih Transmeton Muslimi.
duke qenë xhunub, e takoi Profeti ﷺ në një rrugë në Medinë, andaj u përvodh dhe shkoi e u pastrua. Profeti ﷺ e kërkoi, por nuk e gjeti. Kur u kthye, Profeti ﷺ e pyeti: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, kur më takove, isha xhunub dhe urreja të rrija me ty pa u larë.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Subhanallah! Besimtari nuk ndyhet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që pastrohet ditën e premte, ashtu siç pastrohet prej xhunubllëkut dhe shkon në xhami, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një deve. Ai që shkon në çastet e dyta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një lopë. Ai që shkon në çastet e treta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një dash me brirë. Ai që shkon në çastet e katërta, konsiderohet sikurse të ketë bërë kurban një pulë. Ai që shkon në çastet e pesta, konsiderohet sikurse të ketë dhënë sadaka një vezë. E, kur imami të ngjitet në minber, melekët ndalen për ta dëgjuar dhikrin (hutben).”
Sahih Muttefek alejhi
“Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”
Sahih Muttefek alejhi
"Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."
Sahih Muttefek alejhi
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ pastrohej nga xhunubllëku, së pari fillonte me duart, pastaj merrte abdes sikurse për namaz, pastaj lahej: shpupurishte flokët me dorë (që të depërtonte uji) e, kur sigurohej se kishte larë lëkurën e kokës, i hidhte ujë kokës tri herë dhe, më pas, e pastronte tërë trupin me ujë." Vazhdon e thotë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ laheshim nga një enë e përbashkët, nga e cila merrnim ujë së bashku."
Sahih Transmeton Buhariu.