Subhanallah! Besimtari nuk ndyhet.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se,
duke qenë xhunub, e takoi Profeti ﷺ në një rrugë në Medinë, andaj u përvodh dhe shkoi e u pastrua. Profeti ﷺ e kërkoi, por nuk e gjeti. Kur u kthye, Profeti ﷺ e pyeti: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, kur më takove, isha xhunub dhe urreja të rrija me ty pa u larë.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Subhanallah! Besimtari nuk ndyhet.”
أَنَّهُ لَقِيَهُ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي طَرِيقٍ مِنْ طُرُقِ الْمَدِينَةِ وَهُوَ جُنُبٌ، فَانْسَلَّ فَذَهَبَ فَاغْتَسَلَ، فَتَفَقَّدَهُ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَلَمَّا جَاءَهُ قَالَ: «أَيْنَ كُنْتَ يَا أَبَا هُرَيْرَةَ؟» قَالَ: يَا رَسُولَ اللهِ، لَقِيتَنِي وَأَنَا جُنُبٌ فَكَرِهْتُ أَنْ أُجَالِسَكَ حَتَّى أَغْتَسِلَ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «سُبْحَانَ اللهِ، إِنَّ الْمُؤْمِنَ لَا يَنْجُسُ».
Profeti ﷺ u takua me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një nga rrugët e Medinës, ndërkohë që Ebu Hurejra ishte xhunub. Nga respekti i thellë për Profetin ﷺ, ai nuk deshi të ulej dhe të bisedonte me të në atë gjendje, duke menduar se ishte i papastër. Andaj u largua fshehurazi dhe mori gusël, pastaj u kthye dhe u ul, e Profeti ﷺ e pyeti se ku kishte shkuar. Ai i tregoi për gjendjen e tij dhe se nuk kishte dashur të qëndronte me të duke qenë i papastër nga xhunubllëku. Profeti ﷺ u çudit dhe i tha: Besimtari është i pastër dhe nuk ndyhet në asnjë gjendje; qoftë i gjallë apo i vdekur.
Xhunubllëku pengon vetëm nga namazi, prekja e mus'hafit dhe qëndrimi në xhami, dhe nuk pengon nga shoqërimi me muslimanët dhe takimi me ta, si dhe ai që është xhunub nuk bëhet i ndyrë nga kjo gjendje.
Besimtari është i pastër, qoftë i gjallë apo i vdekur.
Duhet t'i nderojmë njerëzit e vlerave, të dijes dhe të devotshëm, si dhe të shoqërohemi me ta në mënyrën më të mirë.
Ligjshmëria që ndjekësi t'i kërkojë leje prijësit kur dëshiron të largohet, pasi Profeti ﷺ e qortoi Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për largimin e tij pa dijeninë e tij, dhe kjo sepse kërkimi i lejes është prej edukatës së mirë.
Thënia: Subhanallah, kur çuditet (besimtari).
Lejohet që njeriu të flasë për veten për gjërat prej të cilave turpërohet, kur ka dobi në këtë gjë.
Jobesimtari është i ndyrë, por ndyrësia e tij është shpirtërore (kuptimore), për shkak të ligësisë së besimit të tij.
Neveviu ka thënë: "Ky hadith tregon gjithashtu se, prej edukatës, nëse një dijetar sheh te pasuesi i tij diçka për të cilën ka frikë se bie ndesh me të saktën, ai duhet ta pyesë për të, t'i tregojë të saktën dhe t'ia sqarojë gjykimin rreth saj. E Allahu e di më së miri."
Sahihu i Buhariut (1/ 65) (285).
Sahihu i Muslimit (1/ 282) (371).
Më shumë (6)
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 46).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص61).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (1/ 74).