Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

56 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Pastërtia është gjysma e imanit, (thënia) "elhamdulilah" e rëndon peshoren, (thëniet:) "subhanallah" (i patëmeta është Allahu) dhe "elhamdulilah" (lavdërimi i takon Allahut) mbushin, - ose e mbush, - hapësirën ndërmjet qiejve dhe Tokës. Namazi është nur, lëmosha është dëshmi, durimi është ndriçim dhe Kurani është argument, për ose kundër teje. Andaj, çdo njeri, kur zgjohet në mëngjes, ose do ta shesë veten duke e liruar atë, ose do të vetëshkatërrohet."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ mori abdes duke i larë gjymtyrët vetëm nga një herë."
Sahih Transmeton Buhariu.
"Nëse qeni pi në enën e ndokujt, le ta lajë atë shtatë herë.”
Sahih Muttefek alejhi
"Ne nuk e merrnim në konsideratë gjakun e turbullt apo të verdhë që dilte pas pastrimit".
Sahih Me këtë tekst e transmeton Ebu Daudi. Ndërsa Buhariu e transmeton pa shtesën "pas pastrimit".
“Ai që merr abdes, le ta futë ujin në hundë dhe le t'i fryjë, ndërsa ai që pastrohet me gurë nga jashtëqitja, le ta bëjë në numër tek. Kur dikush zgjohet nga gjumi, së pari le ta pastrojë dorën e tij, para se ta fusë në enën e abdesit, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.” Ndërkaq te Muslimi gjendet kështu: “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le të mos e fusë dorën e tij në enë para se ta lajë tri herë, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Të Dërguarit të Allahut ﷺ i mjaftonte një saë ujë për t'u pastruar nga xhunubllëku dhe një mud për të marrë abdes.”
Sahih Transmeton Muslimi.
duke qenë xhunub, e takoi Profeti ﷺ në një rrugë në Medinë, andaj u përvodh dhe shkoi e u pastrua. Profeti ﷺ e kërkoi, por nuk e gjeti. Kur u kthye, Profeti ﷺ e pyeti: “Ku ishe, o Ebu Hurejre?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, kur më takove, isha xhunub dhe urreja të rrija me ty pa u larë.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Subhanallah! Besimtari nuk ndyhet.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush zgjohet nga gjumi, le t'i shpërlajë hundët tri herë, ngase shejtani futet në zgavrat e hundës së tij.”
Sahih Muttefek alejhi