Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

55 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
Sahih Muttefek alejhi
se tek i Dërguari i Allahut ﷺ çoi një fëmijë të vetin, që ende nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ e uli në prehër, e foshnja i urinoi në rrobë. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar, e nuk e lau atë."
Sahih Muttefek alejhi
"Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
“Shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve, shkuljen e qimeve të sqetullave dhe rruarjen e qimeve në vendet e turpshme, na është caktuar të mos i vonojmë më shumë se dyzet net."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"
Sahih Muttefek alejhi
"Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"
Sahih Muttefek alejhi
Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, për shkak të raportit me të bijën e tij, kisha turp ta pyesja Profetin ﷺ për këtë, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyeste. Profeti ﷺ iu përgjigj: “Vetëm e pastron organin gjenital dhe merr abdes.” Në transmetimin e Buhariut qëndron: "Merr abdes dhe pastroje organin gjenital!"
Sahih Muttefek alejhi
se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.