Tek i Dërguari i Allahut ﷺ çoi një fëmijë të vetin, që ende nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ e uli në prehër, e foshnja i urinoi në rrobë. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar, e nuk e lau atë.
Umu Kajs bint Mihsan (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se tek i Dërguari i Allahut ﷺ çoi një fëmijë të vetin, që ende nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ e uli në prehër, e foshnja i urinoi në rrobë. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar, e nuk e lau atë."
أَنَّهَا أَتَتْ بِابْنٍ لَهَا صَغِيرٍ لَمْ يَأْكُلِ الطَّعَامَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَأَجْلَسَهُ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي حَجْرِهِ، فَبَالَ عَلَى ثَوْبِهِ، فَدَعَا بِمَاءٍ، فَنَضَحَهُ وَلَمْ يَغْسِلْهُ.
Umu Kajsi, e bija e Mihsanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi te Profeti ﷺ me një djalë të saj, i cili nuk kishte filluar të hante ushqim për shkak të moshës së tij të vogël. Kështu që Profeti ﷺ e uli atë në prehrin e tij, e sakaq djali urinoi në rrobën e Profetit ﷺ. Atëherë ai kërkoi ujë, e spërkati mbi rrobën e tij dhe nuk e lau atë.
Moralet fisnike të Profetit ﷺ dhe thjeshtësia e tij e madhe.
Inkurajimi për sjellje të mirë, modesti dhe butësi ndaj të vegjëlve, si dhe për gëzimin e zemrave të të rriturve përmes nderimit të fëmijëve të tyre, uljes së tyre në prehër e të ngjashme me këto.
Papastërtia e urinës së fëmijës mashkull, edhe nëse nuk e ha ushqimin me dëshirë.
Veprimi i Profetit ﷺ quhet spërkatje me ujë, dhe kjo vlen posaçërisht për foshnjën mashkull që nuk ka filluar të hajë ushqim, ndërsa për foshnjën femër, urina e saj duhet të lahet patjetër, edhe nëse është e vogël.
Jashtëqitja e foshnjës mashkull që ushqehet me qumështin e nënës duhet larë medoemos, si të gjitha papastërtitë e tjera.
Në gusl është e domosdoshme një gjë më shumë sesa përcjellja e ujit.
Më parësore është të shpejtohet pastrimi i vendit të papastërtisë; për të shpejtuar pastrimin nga ndyrësia; dhe që të mos harrohet.
Sahihu i Buhariut (1/ 54) (223).
Sahihu i Muslimit (1/ 238) (287).
Më shumë (6)
الإلمام بشرح عمدة الأحكام.
لإسماعيل الأنصاري (1/ 42).
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص55).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (1/ 68).