Assesi! Thoni: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shpall ajeti: “Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Edhe nëse e tregoni ose e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj, Allahu do t'ju kërkojë llogari për të. Kështu, Ai do të falë kë të dojë dhe do të dënojë kë të dojë. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë”, (El Bekare, 284) sahabëve u erdhi rëndë kjo gjë, andaj vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, u ulën në gjunjë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, na janë obliguar vepra që mund t'i përballojmë: namazi, agjërimi, xhihadi e sadakaja, porse tani të zbriti ky ajet, i cili është jashtë mundësive tona!” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “A mos dëshironi të thoni sikurse ithtarët e dy librave para jush: “Dëgjuam dhe kundërshtuam?” Assesi! Thoni: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!” Kështu, ata thanë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!” Kur njerëzit e shqiptuan, u bindën dhe u nënshtruan. Pas kësaj, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e edhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti është kthimi!” (El Bekare, 285) Kur punuan në saje të kësaj, Allahu e shfuqizoi këtë dispozitë dhe e zbriti ajetin tjetër: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon. Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!” “... Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El Bekare, 286) “Allahu tha: “Ashtu qoftë!”
لَمَّا نَزَلَتْ عَلَى رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ {لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَإِنْ تُبْدُوا مَا فِي أَنْفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُمْ بِهِ اللهُ فَيَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ وَاللهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ} [البقرة: 284]، قَالَ: فَاشْتَدَّ ذَلِكَ عَلَى أَصْحَابِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَأَتَوْا رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثُمَّ بَرَكُوا عَلَى الرُّكَبِ، فَقَالُوا: أَيْ رَسُولَ اللهِ، كُلِّفْنَا مِنَ الأَعْمَالِ مَا نُطِيقُ، الصَّلَاةَ وَالصِّيَامَ وَالجِهَادَ وَالصَّدَقَةَ، وَقَدِ اُنْزِلَتْ عَلَيْكَ هَذِهِ الآيَةُ وَلَا نُطِيقُهَا، قَالَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَتُرِيدُونَ أَنْ تَقُولُوا كَمَا قَالَ أَهْلُ الكِتَابَيْنِ مِنْ قَبْلِكُمْ سَمِعْنَا وَعَصَيْنَا؟ بَلْ قُولُوا: سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ المَصِيرُ»، قَالُوا: سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ المَصِيرُ، فَلَمَّا اقْتَرَأَهَا القَوْمُ، ذَلَّتْ بِهَا أَلْسِنَتُهُمْ، فَأَنْزَلَ اللهُ فِي إِثْرِهَا: {آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مِنْ رَبِّهِ وَالمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْ رُسُلِهِ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ المَصِيرُ} [البقرة: 285]، فَلَمَّا فَعَلُوا ذَلِكَ نَسَخَهَا اللهُ تَعَالَى، فَأَنْزَلَ اللهُ عَزَّ وَجَلَّ: {لَا يُكَلِّفُ اللهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِنْ نَسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا} [البقرة: 286] " قَالَ: «نَعَمْ» {رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِنَا} [البقرة: 286] قَالَ: «نَعَمْ» {رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ} [البقرة: 286] قَالَ: «نَعَمْ» {وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا أَنْتَ مَوْلَانَا فَانْصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الكَافِرِينَ} [البقرة: 286] قَالَ: «نَعَمْ».
Kur Allahu i Lartësuar i shpalli Profetit të Tij ﷺ Fjalën e Tij të Lartësuar: "Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë," në krijim dhe sundim, në sistemim dhe administrim; "Edhe nëse e tregoni", e shfaqni dhe e shpallni haptazi; "ose e fshihni çfarë keni në shpirtin tuaj", dhe në zemrat tuaja, duke e mbajtur të fshehtë, "Allahu do t'ju kërkojë llogari për të", në Ditën e Kiametit. "Kështu, Ai do të falë kë të dojë" me mirësinë dhe mëshirën e Tij, "dhe do të dënojë kë të dojë" me drejtësinë e Tij. "Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë”, asgjë nuk është e pamundur për Të. Kur sahabët e dëgjuan këtë, u erdhi shumë e rëndë, për shkak se aty kishte marrje në llogari madje edhe për mendimet që kalojnë në zemër. Ata vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, pastaj u ulën në gjunjë dhe i thanë: "O i Dërguari i Allahut, më parë jemi ngarkuar me vepra trupore të cilat mund t'i përballojmë, si namazi, agjërimi, xhihadi dhe sadakaja, por ky ajet të është shpallur ty dhe ne nuk mund ta përballojmë atë." Atëherë Profeti ﷺ u tha atyre: “A dëshironi të thoni ashtu siç thanë hebrenjtë dhe të krishterët: “Dëgjuam dhe kundërshtuam?” Assesi: Thoni: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti është kthimi!” Sahabët iu përgjigjën urdhrit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe thanë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë, dhe te Ti do të kthehemi!” E kur muslimanët e shprehën atë me gjuhët e tyre dhe shpirtrat e tyre iu nënshtruan asaj, Allahu zbriti lavdërim për Profetin dhe umetin e tij me fjalën e Tij: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e edhe besimtarët", dhe kështu gjuhët e zemrat e tyre iu nënshtruan urdhrit të Allahut. "të gjithë besojnë në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Përkundrazi, ne i besojmë të gjithë ata. "Ata thonë: “Ne dëgjojmë" fjalën Tënde "dhe bindemi" ndaj urdhrit Tënd, dhe kërkojmë "Faljen Tënde, o Zoti Ynë, dhe te Ti është kthimi!” e përfundimi ditën kur të jepet llogaria. Kur ata vepruan kështu dhe thanë atë që u ishte urdhëruar të thoshin, duke shfaqur dëgjim dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut; Allahu ia lehtësoi këtij umeti dhe e shfuqizoi atë ajet me fjalën e Tij: “Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësisë që ka", as përtej aftësisë, fuqisë dhe përpjekjes së tij. "në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon." Allahu nuk e ndëshkon askënd për gjynahun e tjetrit, e as për atë që i pëshpërit shpirti i tij. "Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë" duke mos u kujtuar "ose veprojmë pa qëllim!", duke e lënë të saktën jo me qëllim. Allahu iu përgjigj atyre për këtë dhe tha: “Po, ashtu qoftë!" "Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë", vështirësi dhe rëndesë "ashtu si i ngarkove ata para nesh!” prej bijve të Israilit dhe të tjerëve. Kështu Allahu iu përgjigj dhe tha: "Po, ashtu qoftë!" "Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim!” nga detyrimet, sprovat dhe çështjet që jemi të pafuqishëm t'i mbartim. Allahu tha: “Po, ashtu qoftë.” "Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti Ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!" Na i mbulo dhe tejkaloji ato, dhe na mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë. Ti je Zotëria ynë, andaj, na ndihmo me ngritjen e argumentit dhe me ngadhënjim kundër popullit jobesimtar në luftën dhe xhihadin kundër tyre. Kështu, Allahu iu përgjigj dhe tha: “Po, ashtu qoftë!”
Sqarimi i mëshirës së Allahut të Lartësuar për këtë umet për shkak të Pejgamberit të Tij ﷺ, për të cilin Allahu tha duke madhëruar pozitën e tij: "Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët." (El Enbija, 107)
Vërtetimi i shfuqizimit (ar. en nes'h) në Kuranin Fisnik, dhe se ka pjesë të Kuranit që lexohen, por dispozita e tyre është shfuqizuar, andaj nuk punohet sipas tyre.
Vlera e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe nënshtrimi e dorëzimi i tyre ndaj urdhrit të Allahut, si dhe bindja e tyre ndaj urdhrit të të Dërguarit të Tij ﷺ.
Frika e madhe që Profeti ﷺ kishte për umetin e tij, se mos ndiqte rrugën e popujve të kaluar në refuzimin e urdhrave të Allahut të Lartësuar.
Është obligim t'i nënshtrohemi urdhrit të Allahut të Lartësuar dhe të kemi kujdes nga kundërshtimi i urdhrit të Tij, dhe se në këtë ka ngjashmëri me ithtarët e Librit.
Sqarimi i vlerës së këtij umeti ndaj popujve të kaluar, sepse ata u thanë profetëve të tyre: “Dëgjuam dhe kundërshtuam”, ndërsa ky umet tha: “Dëgjuam dhe u bindëm”.
Vlera e këtij umeti në lirimin e tij nga vështirësia, pranimin e lutjes për mosmarrjen në llogari për harresën dhe gabimin, lirimin e tij nga barrët që ishin mbi ata para tyre dhe mosngarkimin e tij me atë që nuk mund ta përballojë.
Allahu i Lartësuar nuk na ngarkon me diçka që nuk mund ta bartim dhe nuk na ngarkon përtej mundësisë sonë, dhe se vesveset që sillen në zemrat tona, nëse nuk anojmë drejt tyre, nuk gjejmë qetësi me to dhe nuk veprojmë sipas tyre, ato nuk dëmtojnë.
Allahu i Lartësuar ka njoftuar për këtë lutje të Profetit ﷺ dhe të besimtarëve, dhe e ka bërë atë pjesë të Librit të Tij, që të jetë lutje e atyre që vijnë pas Profetit ﷺ dhe sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Prandaj, kjo është prej lutjeve që duhet të mësohet përmendsh dhe të thuhet sa më shpesh.
Sahihu i Muslimit (1/ 115) (125).
Më shumë (2)
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (1/ 336).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (3/ 547).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- العلم الواجب بدون فقه وبدون زيادات1{آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وملائكته وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِير
- مجموعة زاد التفسير (1)التفسير 1أخرج مسلم في صحيحه عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه قال: لَمّا نَزَلَتْ على رَسُولِ الله صلى الله عليه وسلم ﴿ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَإِنْ تُبْدُوا مَا فِي أَنْفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُمْ بِهِ اللَّهُ