Skip to content

Enesi u pyet: Si ishte leximi i Profetit ﷺ? Ai tha: Ishte me zgjatje.

Katadja ka thënë:

Enesi u pyet: "Si ishte leximi i Profetit ﷺ?" Ai tha: "Ishte me zgjatje", pastaj lexoi: "Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!" (El Fatiha: 1), duke zgjatur "Bismil-lah", duke zgjatur "er-Rrahman" dhe duke zgjatur "er-Rrahim".

سُئِلَ أَنَسٌ كَيْفَ كَانَتْ قِرَاءَةُ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ؟ فَقَالَ: «كَانَتْ مَدًّا»، ثُمَّ قَرَأَ: {بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ} [الفاتحة: 1] يَمُدُّ بِبِسْمِ اللَّهِ، وَيَمُدُّ بِالرَّحْمَنِ، وَيَمُدُّ بِالرَّحِيمِ.

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet: "Si ishte leximi i Kuranit nga Profeti ﷺ?" Ai tha: "Ai e zgjaste zërin gjatë leximit; zgjaste shkronjën Lam para shkronjës Ha të emrit të Madhërishëm (Allah), zgjaste shkronjën Mim para shkronjës Nun të fjalës Err-Rrahman, dhe zgjaste shkronjën Ha të fjalës Err-Rrahim."

Mësime nga hadithi

Meddi është zgjatja e shkronjave të meddit, të cilat janë "Elifi", "Vavi" dhe "Jaja", nëse ato janë me sukun dhe para tyre ka një zanore që u përshtatet.

Sqarimi i udhëzimit të Profetit ﷺ në leximin e Kuranit.

Përshkrimi praktik për sqarimin e formës së leximit të të Dërguarit ﷺ.

Sindiu ka thënë: "Fjala: “...e zgjat zërin e tij...”, do të thotë: ai i zgjat shkronjat që janë të përshtatshme për t'u zgjatur, për t'u ndihmuar përmes kësaj në meditim, në reflektim dhe për t'ia kujtuar atij që merr këshillë."

Rëndësia e njohjes së texhvidit dhe shkencave të Kuranit.

Për kuptimin e teksteve duhet t'u referohemi dijetarëve, ashtu siç u pyet Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe ia sqaroi pyetësit.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 195) (5046).

Më shumë (1)

عمدة القاري (20/55).