Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
Abdullah ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se
Profeti ﷺ midis dy sexhdeve thoshte: "O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më udhëzo dhe më furnizo!"
كان النبي صلى الله عليه وسلم يقول بين السجدتين: «اللَّهمَّ اغْفِرْ لي، وارْحَمْنِي، وعافِني، واهْدِني، وارزقْنِي».
Profeti ﷺ në namazin e tij i bënte këto pesë lutje ndërmjet dy sexhdeve, për të cilat muslimani ka shumë nevojë. Këto lutje ngërthejnë në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, bie fjala, kërkimi i faljes, mbulimi i mëkateve dhe tejkalimi i tyre, kërkimi i mëshirës, shpëtimi nga dyshimet, epshet e sëmundjet; lutja drejtuar Allahut për udhëzim drejt së vërtetës dhe qëndrueshmërisë në të; lutja për të të dhënë besim, dituri, vepra të mira dhe për të të dhënë pasuri hallall e të mirë.
...:
Ligjësimi i kësaj lutjeje në uljen që bëhet ndërmjet dy sexhdeve.
Vlera e kësaj lutjeje, sepse ngërthen në vete të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Suneni i Ebu Davudit (2/ 138) (850).
Suneni i Tirmidhiut (1/ 317) (284).
Suneni i Ibn Maxhes (2/ 64) (898).
Musnedi i Ahmedit (5/ 72) (2895).
Më shumë (6)
مشكاة المصابيح.
للتبريزي (1/ 283).
سبل السلام شرح بلوغ المرام.
لمحمد الصنعاني (1/ 274).
توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (2/ 240).