Shtrati i të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte prej lëkure, ndërsa mbushja e tij prej fijeve të palmës.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Shtrati i të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme." Ndërsa te transmetimi i Muslimit qëndron: "Jastëku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, mbi të cilin mbështetej, ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme."
كَانَ فِرَاشُ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنْ أَدَمٍ، وَحَشْوُهُ مِنْ لِيفٍ، وَلِمُسلمٍ: كَانَ وِسَادَةُ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الَّتِي يَتَّكِئُ عَلَيْهَا مِنْ أَدَمٍ حَشْوُهَا لِيفٌ.
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se shtrati mbi të cilin flinte i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i bërë prej lëkure të regjur dhe i mbushur me fije palme, po ashtu edhe jastëku i tij në të cilin mbështetej.
Sqarim rreth asketizmit të Profetit ﷺ dhe largimit të tij nga kënaqësitë e kësaj bote, pavarësisht se Allahu i Lartësuar ia kishte bërë të mundur këtë, nëse ai do të dëshironte të kënaqej me to.
Është i lejuar përdorimi i shtrojeve dhe i jastëkëve, fjetja në to dhe mbështetja në to.
Muslimani duhet ta krahasojë gjendjen dhe jetesën e tij me gjendjen e Profetit të tij ﷺ, sepse ai është shembulli i mirë, dhe se kushdo që ndjek gjurmët e tij, do të udhëzohet dhe do të shpëtojë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Kujdesi për t'u përgatitur për botën tjetër, dhe që besimtari të mjaftohet nga kjo botë me atë që e ndihmon në bindjen ndaj Allahut, e të mos preokupohet me rivalitetin për më shumë pasuri e fëmijë në të. Allahu ka qortuar një popull duke thënë: "Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar, derisa të shkoni në varre." (Et Tekathur, 1-2)
Sahihu i Buhariut (8/ 97) (6456).
Sahihu i Muslimit (3/ 1650) (2082).
Më shumë (4)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (34/ 662).
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (9/ 264).
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (5/ 403).
النهاية في غريب الحديث والأثر (971).