Skip to content

"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."

«مَنْ قَرَأَ بِالْآيَتَيْنِ مِنْ آخِرِ سُورَةِ الْبَقَرَةِ فِي لَيْلَةٍ كَفَتَاهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka njoftuar se kushdo që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, Allahu do t'i mjaftojë atij nga çdo gjë e keqe dhe çdo gjë që e urren. Po ashtu është thënë (si mendim se): i mjaftojnë kundrejt namazit të natës; i mjaftojnë kundrejt dhikreve të tjera; ato janë ajetet më të pakta që mjaftojnë për leximin e Kuranit gjatë namazit të natës dhe janë dhënë edhe mendime të tjera. Të gjitha mendimet që u përmendën janë të sakta dhe kjo shprehje i ngërthen në vete.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Sqarimi i vlerës së ajeteve të fundit të sures el Bekare. Këto ajete janë nga fjala e Allahut të Lartësuar: "I Dërguari beson në të (Kuranin)...", deri në fund të sures.

Ajetet e fundit të sures el Bekare, atij që i lexon, ia largojnë të keqen, sherrin e shejtanin, nëse i lexon gjatë natës.

Nata fillon me perëndimin e Diellit dhe mbaron me lindjen e agimit.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 188) (5008-5009).

Sahihu i Muslimit (1/ 554) (807).

Më shumë (10)

فتح الباري بشرح صحيح البخاري.

لابن حجر (9/ 56).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 240).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص593).

مرقاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لملا علي القاري (4/ 1465).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخِن وغيره (2/ 757).