Skip to content

Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna."

Nga Burajde ibën Husajbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ka thënë:

"Faleni namazin e ikindisë sa më parë, sepse Profeti ﷺ ka thënë: "Atij që e lë namazin e ikindisë, i shkatërrohet puna."

بَكِّرُوا بِصَلَاةِ الْعَصْرِ، فَإِنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: «مَنْ تَرَكَ صَلَاةَ الْعَصْرِ فَقَدْ حَبِطَ عَمَلُهُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen kundër vonimit të namazit të ikindisë qëllimisht përtej kohës së caktuar dhe se kushdo që e bën këtë, puna e tij do të jetë e pavlefshme, e shkatërruar dhe e kotë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për faljen e namazit të ikindisë në fillim të kohës së tij dhe nxitimi për ta bërë këtë.

Kërcënimi i rëndë për atë që e lë namazin e ikindisë. Mosfalja e ikindisë në kohën e saj të caktuar është më e rëndë sesa e namazeve të tjera, sepse ai është namazi i mesëm, që ka urdhëruar Allahu në mënyrë të veçantë në fjalën e Tij: "Kushtojuni kujdes namazeve, veçanërisht namazit të mesëm..." (El Bekare, 238)

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 115) (553).

Musnedi i Ahmedit (38/ 152) (23045).

Më shumë (9)

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 56).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخِن وغيره (2/ 777).

فيض القدير شرح الجامع الصغير (3/ 206).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (2/ 260).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص614).