Skip to content

Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

Muadh ibën Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon

se (një ditë) i Dërguari i Allahut ﷺ e kapi për dore dhe i tha: "O Muadh! Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!"

أَنَّ رَسُولَ صَلَّى عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَخَذَ بِيَدِهِ، وَقَالَ: «يَا مُعَاذُ، وَاللَّهِ إِنِّي لَأُحِبُّكَ»، فَقَالَ: «أُوصِيكَ يَا مُعَاذُ لَا تَدَعَنَّ فِي دُبُرِ كُلِّ صَلَاةٍ تَقُولُ: اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَشُكْرِكَ وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ».

Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e mori për dore Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: "Për Allahun, unë të dua ty! Të porosis, o Muadh, që kurrë të mos e braktisësh në fund të çdo namazi të thuash: "O Allah! Më ndihmo të të përmend", - në çdo fjalë e vepër që më afron drejt adhurimit. "Të të falënderoj", - për t'i arritur begatitë dhe për t'iu shmangur fatkeqësive. dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë!", - duka ia kushtuar adhurimin sinqerisht Allahut dhe duke e ndjekur Profetin ﷺ.''

Mësime nga hadithi

Është e ligjshme që të lajmërohet personi të cilin e do për hir të Allahut.

Është e rekomanduar të thuhet kjo lutje pas përfundimit të çdo namazi obligativ dhe vullnetar.

Në këtë lutje me këto fjalë të shkurtra përfshihen kërkesat për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.

Nga dobitë e dashurisë për hir të Allahut janë këshillimi i ndërsjellë për të vërtetën, dhënia e këshillave dhe bashkëpunimi në mirësi e devotshmëri.

Tibiu tha: "Përmendja e Allahut është fillimi drejt kënaqësisë shpirtërore, falënderimit të Tij dhe mjet për t'i arritur mirësitë e dëshiruara, ndërsa adhurimi i përkryer kërkon shkëputje nga çdo gjë që e shpërqendron njeriun nga Allahu i Lartësuar."

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (2/ 630) (1522).

Suneni i Nesaiut (3/ 53) (1303).

Musnedi i Ahmedit (36/ 429) (22119).

Më shumë (10)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 450).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص259).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 264).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (6/ 284).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 353).