"Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar. Allahu të shëroftë! Me emrin e Allahut të bëj rukje."
Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
Xhibrili erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O Muhamed, a je sëmurë?” Ai tha: “Po.” Ai tha: “Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar, Allahu të shëroftë, me emrin e Allahut të bëj rukje.”
أَنَّ جِبْرِيلَ أَتَى النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ اشْتَكَيْتَ؟ فَقَالَ: «نَعَمْ» قَالَ: «بِاسْمِ اللهِ أَرْقِيكَ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنِ حَاسِدٍ، اللهُ يَشْفِيكَ بِاسْمِ اللهِ أَرْقِيكَ».
Meleku Xhibril (alejhi selam) erdhi te Profeti ﷺ dhe e pyeti: "O Muhamed, a po vuan nga sëmundja?" - Po, - tha ai. Kështu, Xhibrili i bëri rukje Profetit ﷺ, me fjalët: "Me emrin e Allahut" duke kërkuar ndihmën e Tij, "të bëj rukje" dhe kërkoj mbrojtje për ty, "nga çdo gjë që të dëmton" qoftë e vogël apo e madhe, "nga e keqja e çdo shpirti" të lig "apo syri ziliqar" që mund të të godasë. Pra, Allahu "të shëroftë", të ruajttë dhe të mbrojtë nga të gjitha sëmundjet. "Me emrin e Allahut të bëj rukje", e përsëriti atë për përforcim, si dhe e filloi e përfundoi me të, për të treguar se nuk sjell dobi askush tjetër përveç Tij, i Lartësuar është Ai!
Lejohet të tregohet për sëmundjen për të sqaruar gjendjen reale, dhe jo si formë ankimi apo pakënaqësie.
Rukja lejohet me kushtet e mëposhtme: 1. Të bazohet me Kuran, ose me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe me lutjet e ligjshme. 2. Të jetë në gjuhën arabe, ose në gjuhë të tjera që u dihet kuptimi. 3. Të besojë se rukja nuk ndikon vetvetiu; përkundrazi, ajo është një prej shkaqeve dhe nuk ka ndikim përveçse me lejen e Allahut të Lartmadhërishëm. 4. Të jetë e pastër nga shirku, e ndaluara (harami), risia (bidati), ose nga ajo që shpie në to.
Pohimi i dëmit të syrit (të keq) dhe se ai është i vërtetë, prandaj duhet bërë rukje për t'u ruajtur prej tij.
Është e pëlqyeshme bërja e rukjes me atë që është transmetuar në hadith.
Profeti ﷺ është si njerëzit e tjerë, atij i ndodh ajo çfarë u ndodh të tjerëve, si sëmundja.
Kujdesi dhe mbrojtja e Allahut ndaj Profetit të Tij, si dhe caktimi i melekëve të Tij për këtë.
Sahihu i Muslimit (4/ 1718) (2186).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 164).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص538).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (4/ 485).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (11/ 568).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 690).