“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Luftoni kundër idhujtarëve me pasuritë, shpirtrat tuaj dhe me gjuhët tuaja.”
«جَاهِدُوا المشركين بأموالكم وأنفسكم وألسنتكم».
Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi të bëhet luftë kundër jobesimtarëve dhe dhënien e çdo mundi për t’u përballur me ta, me të gjitha mjetet e mundshme, sipas mundësive, në mënyrë që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo përfshin: Së pari: Shpenzimin e pasurisë në rrugë të xhihadit kundër tyre, siç është blerja e armëve, furnizimi i luftëtarëve, e të ngjashme. Së dyti: Daljen vetë me trupin dhe shpirtin për t’u përballur me ta dhe për t’i mposhtur. Së treti: Thirrjen e tyre në Islam me anë të fjalës, ngritjen e argumenteve kundër tyre, qortimin dhe rrëzimin e pretendimeve të tyre.
Nxitja për luftë kundër idhujtarëve me shpirt, pasuri dhe fjalë, secili sipas mundësisë së tij, dhe se lufta nuk është e kufizuar vetëm në luftën fizike.
Urdhri për të bërë luftë tregon se ky veprim është detyrim, i cili mund të jetë detyrim individual (ar. farz ajn) ose detyrim kolektiv (ar. farz kifaje).
Allahu e ka ligjësuar luftën për disa arsye, ndër të cilat janë: 1. Të kundërshtohet shirku (idhujtaria) dhe idhujtarët, sepse Allahu kurrë nuk e pranon shirkun. 2. Të largohen pengesat që e ndalojnë thirrjen drejt Allahut të Lartësuar. 3. Të mbrohet akidja (besimi) nga çdo gjë që e kundërshton atë. 4. Të mbrohen muslimanët, vendet e tyre, nderi dhe pasuritë e tyre.
Suneni i Ebu Davudit (4/ 158) (2504).
Suneni i Nesaiut (6/ 7) (3096).
Musnedi i Ahmedit (19/ 272) (12246).
Sahihu i Muslimit (4/ 1935) (2490).
Më shumë (10)
فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (5/ 442).
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (6/ 336).
منحة العلام شرح بلوغ المرام.
عبد الله الفوزان (9/ 10).
سبل السلام.
لمحمد الصنعاني (2/ 460).
مشكاة المصابيح.
لمحمد التبريزي (2/ 1124).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- النفحات المكية في تفسير كتاب رب البرية الجزء التاسع عشر«جَاهِدُوا المُشْرِكِينَ بِأَمْوَالِكُمْ وَأَنْفُسِكُمْ وَأَلْسِنَتِكُمْ»([1]).
- خذ عقيدتك من الكتاب والسنة الصحيحة«وجاهدوا المشركين بأموالكم وأنفسكم وألسنتكم»
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 6«جَاهِدُوا المُشْرِكِينَ بِأَمْوَالِكُم وَأَنْفُسِكُمْ وَأَلسِنَتِكُم».