"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
«نَضَّرَ اللَّهُ امْرَأً سَمِعَ مِنَّا شَيْئًا فَبَلَّغَهُ كَمَا سَمِعَ، فَرُبَّ مُبَلِّغٍ أَوْعَى مِنْ سَامِعٍ».
Profeti ﷺ u lut që Allahu t’i dhurojë ndriçim, gëzim dhe bukuri në këtë botë, si dhe ta çojë atë në ndriçimin dhe begatitë e Xhenetit në botën tjetër, për atë që e dëgjon hadithin e tij, e mëson përmendsh dhe e përcjell te të tjerët. Ndoshta atij që i përcillet hadithi është më i kuptueshëm, më i thellë në dije dhe më i aftë për të nxjerrë dobi e dispozita sesa ai që e përcjell hadithin. Kështu, i pari e zotëron mirë mbajtjen përmendësh dhe transmetimin, ndërsa i dyti e zotëron mirë kuptimin dhe nxjerrjen e dobive dhe dispozitave.
Inkurajimi për ta ruajtur Sunetin profetik dhe përcjelljen e tij te njerëzit.
Sqarim për vlerën që e gëzojnë ithtarët e dijetarët e hadithit dhe vlera e kërkimit të haditheve.
Vlera e dijetarëve, të cilët janë meritorët për të nxjerrë dispozita dhe për t'i kuptuar hadithet (ashtu siç duhet).
Vlera e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) qëndron në faktin se ata ishin ata që i dëgjuan hadithet e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe na i përcollën neve.
Munaviu ka thënë: "Me këtë (hadith) është sqaruar se për transmetuesin e hadithit, kuptimi i thellë (fikhu) nuk është prej kushteve të transmetimit të tij; kushti i tij është memorizimi (hifzi), ndërsa detyrë e dijetarit është kuptimi dhe meditimi mbi të.
Ibën Ujejne ka thënë: "Nuk ka njeri që e kërkon (dhe e mëson) hadithin, veçse në fytyrën e tij shihet një ndriçim për shkak të këtij hadithi."
Memorizimi (hifzi) tek dijetarët e hadithit është dy lloje: ruajtje me zemër dhe gjoks (memorizim përmendsh), dhe ruajtje me libër dhe shkrim. Të dyja këto lloje përfshihen në lutjen e përmendur në hadith.
Kuptimet e njerëzve janë të ndryshme; ndodh që ai të cilit i përcillet (hadithi) të jetë më i thellë në kuptim sesa ai që e ka dëgjuar hadithin, dhe ndodh që bartësi i një dijeje (fikh) të mos jetë vetë jurist (fakih).
Suneni i Tirmidhiut (4/ 394) (2657).
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 157) (232).
Musnedi i Ahmedit (7/ 221) (4157).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 476).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (5/ 446).
فيض القدير شرح الجامع الصغير.
لعبدالرؤوف المناوي (3/ 206).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (16/ 496).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 956).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (3)
- المنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح - المعتمدالمنتقى من المتجر الرابح في ثواب العمل الصالح“نضر الله امرأ سمع منا شيئا فبلغه كما سمعه، فرب مبلغ أوعى من سامع”.
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 6«نَضَّرَ اللهُ امرأً سمعَ منَّا شيئاً فَبَلَّغَهُ كَمَا سمعَهُ، فرُبَّ مُبلَّغٍ أوْعَىٰ مِن سامِعٍ».
- نبراس طالب (5)1«نَضَّرَ اللهُ امْرَأً سَمِعَ مِنَّا حَدِيثًا فَبَلَّغَهُ»