Skip to content

“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon

Semura ibën Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Fjalët më të mira tek Allahu janë katër: subhanallah (i Lartësuar është Allahu), elhamdulilah (lavdfalënderimi i takon Allahut), la ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) dhe Allahu Ekber (Allahu është më i madhi). Nuk prish punë se me cilën fillon."

«أَحَبُّ الْكَلَامِ إِلَى اللهِ أَرْبَعٌ: سُبْحَانَ اللهِ، وَالْحَمْدُ لِلهِ، وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ، وَاللهُ أَكْبَرُ، لَا يَضُرُّكَ بِأَيِّهِنَّ بَدَأْتَ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar janë katër: Subhanallah, që nënkupton lartësimin dhe dëlirësimin e Allahut të Lartësuar nga çdo mangësi. Elhamdulilah, që nënkupton përshkrimin e Allahut me të gjitha cilësitë e përsosurisë dhe plotësisë, duke e dashur dhe duke e madhëruar. La ilahe il-lallah, që nënkupton se nuk ka të adhuruar meritor pos Allahut. Allahu Ekber, që nënkupton se Allahu është më i çmuari, më madhështori dhe më krenari se çdo gjë tjetër. Mirësitë e tyre dhe marrja e shpërblimit, që rezulton kur të thuhen, nuk nënkupton të shqiptohen me renditje.

Mësime nga hadithi

Feja është e lehtë, prandaj nuk prish punë se me cilën nga këto fjalë fillon.

Referencat

Sahihu i Muslimit (3/ 1685) (2137).

(4/ 2093) (2731).

(4/ 2072) (2695).

Më shumë (8)

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 540).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 411).

فتح ذي الجلال والإكرام.

لابن عثيمين (6/ 477).

سبل السلام بشرح بلوغ المرام.

للصنعاني (2/ 706).