Skip to content

"Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër."

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi i tij është kufër."

«سِبَابُ المُسْلِمِ فُسُوقٌ، وَقِتَالُهُ كُفْرٌ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e ndaloi muslimanin që të shajë dhe të fyejë vëllanë e tij musliman, duke theksuar se kjo është nga mëkatet dhe dalje nga bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ. Po ashtu, luftimi i një muslimani kundër vëllait të tij musliman është nga veprat që lidhen me kufrin, por është kufër i vogël.

Mësime nga hadithi

Është obligim të respektohet nderi dhe gjaku i muslimanit.

Pasoja e rëndë për atë që fyen një musliman pa të drejtë, sepse ai që fyen pa të drejtë është mëkatar (ar. fasik).

Sharja dhe luftimi i muslimanit e dobëson dhe e pakëson imanin.

Disa vepra quhet kufër, edhe nëse nuk arrijnë te kufri i madh, që e nxjerrin muslimanin nga feja islame.

Kufri i përmendur këtu është kufër i vogël, i cili nuk të nxjerr nga feja, sipas konsensusit të Ehli Sunetit, sepse Allahu i Lartësuar ka konfirmuar vëllazërinë e besimit ndërmjet besimtarëve, edhe në rastet kur ata luftojnë dhe bien në konflikt mes tyre. Allahu thotë: "Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata...", deri te fjala e Tij: "Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër..." (El Huxhurat, 9-10)

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 19) (48).

Sahihu i Muslimit (1/ 81) (64).

Më shumë (6)

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 362).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 216).

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (7/ 412).