Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një person pyeti: "O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?" Profeti ﷺ tha: “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit.”
قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللهِ، أَنُؤَاخَذُ بِمَا عَمِلْنَا فِي الْجَاهِلِيَّةِ؟ قَالَ: «مَنْ أَحْسَنَ فِي الْإِسْلَامِ لَمْ يُؤَاخَذْ بِمَا عَمِلَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ، وَمَنْ أَسَاءَ فِي الْإِسْلَامِ أُخِذَ بِالْأَوَّلِ وَالْآخِرِ».
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron vlerën e hyrjes në Islam, rrjedhimisht, kushdo që bëhet musliman, e zbaton mirë Islamin, është i sinqertë dhe e i çiltër; nuk do të llogaritet për gjynahet që ka bërë gjatë periudhës paraislame (para ardhjes së Profetit ﷺ). E, kushdo që bën keq në Islam, duke qenë hipokrit ose duke dezertuar nga feja; do të llogaritet për atë që ka bërë teksa ishte jobesimtar dhe për atë që ka bërë duke qenë musliman.
...:
Shqetësimi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe frika e tyre nga veprat që kanë bërë në periudhën paraislame.
Inkurajimi për të qenë të qëndrueshëm në Islam.
Vlera e hyrjes në Islam dhe se ai i shlyen veprat e kaluara.
Dezertorët (ar. el murted) dhe hipokritët do të llogariten për çdo veprim që kanë kryer gjatë periudhës paraislame dhe për çdo mëkat që kanë bërë në Islam.
Sahihu i Buhariut (9/ 14) (6921).
Sahihu i Muslimit (1/ 111) (120).
Më shumë (3)
مشارق الأنوار على صحاح الآثار (2/229).
الكواكب الدراري (24/43).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (24/ 76).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- الأسئلة المختارة من قاموس الأسئلة الشائعة حول الإسلامقسم الإسلام«مَن أحسن في الإسلام لم يؤاخذ بما عمل في الجاهلية، ومن أساء في الإسلام أُخِذَ بالأول والآخِر»
- موسوعة الأسئلة (المجموعة الأولى)«مَنْ أَحْسَنَ فِي الإِسْلَامِ لَمْ يُؤَاخَذْ بِمَا عَمِلَ فِي الْجَاهِلِيَّةِ، وَمَنْ أَسَاءَ فِي الإِسْلَامِ أُخِذَ بِالأَوَّلِ وَالآخِرِ»