“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”
«إِذَا مَرِضَ الْعَبْدُ أَوْ سَافَرَ كُتِبَ لَهُ مِثْلُ مَا كَانَ يَعْمَلُ مُقِيمًا صَحِيحًا».
Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith për mirësitë dhe mëshirën e Allahut. Kjo, se, nëse muslimani e kishte zakon të bënte vepra të mira sa ishte shëndoshë e vendas dhe i ka ndodhur ndonjë gjë, fjala vjen, është i sëmurë dhe nuk mund ta kryejë atë ose është i zënë me udhëtim, ose ndonjë justifikim tjetër, atëherë i shkruhet shpërblimi i plotë, sikur të kishte punuar sa ishte shëndoshë e vendas.
Mirësia e gjerë e Allahut ndaj robërve të Tij.
Inkurajimi për të qenë të zellshëm në kryerjen e adhurimeve dhe shfrytëzimi i kohës kur jemi të shëndoshë dhe kemi kohë të lirë.
Sahihu i Buhariut (4/ 57) (2996).
Më shumë (6)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (1/ 36).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 211).
بهجة قلوب الأبرار وقرة عيون الأخيار في شرح جوامع الأخبار.
لعبد الرحمن السعدي (ص83).