“Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Zjarri është rrethuar me epshe, kurse Xheneti është rrethuar me vështirësi.”
«حُجِبَتِ النَّارُ بِالشَّهَوَاتِ، وَحُجِبَتِ الْجَنَّةُ بِالْمَكَارِهِ».
Profeti ﷺ na sqaron në këtë hadith se Zjarri është i rrethuar nga gjëra që i dëshiron shpirti, bie fjala, kryerja e gjërave të ndaluara ose lënia pas dore e vaxhibeve (obligimeve fetare); andaj, kushdo që ndjek tekat dhe dëshirat e veta në këtë, e meriton Zjarrin. Ndërkaq, Xheneti është i rrethuar me gjëra që shpirti i urren, si: vazhdimësia në gjërat e urdhëruara, lënia e gjërave të ndaluara dhe durimi në këtë gjë, kështu që, nëse përpiqet për këtë, meriton të hyjë në Xhenet.
حُجبت: حُفت وأُحيطت.
Një nga shkaqet e rënies në epshe është se shejtani e zbukuron të keqen dhe të shëmtuarën, që shpirti ta shohë si të mirë e të priret drejt saj.
Urdhri për t'u larguar nga dëshirat e ndaluara, sepse është rruga për në Zjarrin e Xhehenemit dhe durimi gjatë vështirësive, sepse është rruga për në Xhenet.
Vlera e vetëpërmbajtjes, zellit në adhurim dhe durimit gjatë vështirësive që i rrethojnë adhurimet.
Sahihu i Buhariut (8/ 102) (6487).
Sahihu i Muslimit (4/ 2174) (2822).
Suneni i Ebu Davudit (7/ 122) (4744).
Suneni i Tirmidhiut (4/ 274) (2560).
Suneni i Nesaiut (7/ 3) (3763).
Më shumë (10)
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 449).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 87).
المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.
للنووي (17/ 165).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 183).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمصطفى الخِن وغيره (1/ 134).