Skip to content

“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”

Amër ibën Shuajbi ka përcjellë nga i ati e ai nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

“Urdhërojini fëmijët tuaj të falen që në moshën shtatë vjeçe e disiplinojini ata nëse nuk falen në moshën dhjetë vjeçe dhe ndajini në shtretër të veçantë.”

«مُرُوا أولادكمِ بالصلاةِ وهم أبناءُ سبعِ سِنينَ، واضرِبوهم عليها وهم أبناءُ عَشرٍ، وفرِّقوا بينهم في المَضاجِعِ».

Transmeton Ebu Davudi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se prindi e ka për detyrë t'i urdhërojë djemtë dhe vajzat e tij të falin namazin në moshën shtatë vjeçe dhe t'u mësojë atyre njohuritë e nevojshme për faljen e tij. E kur të arrijnë moshën dhjetë vjeçe, ai duhet ta përforcojë urdhrin e tij, duke i disiplinuar ata nëse tregojnë shkujdesje në faljen e namazit. Gjithashtu, në këtë moshë, ai duhet t'i ndajë ata në shtretër të veçantë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Mësimi i çështjeve të fesë (në veçanti namazin) fëmijëve të vegjël, që nuk kanë arritur ende moshën e pubertetit.

Disiplinimi me rrahje të jetë për t'i edukuar e jo për t'i ndëshkuar dhe të jetë në mënyrë të përshtatshme dhe të arsyeshme.

Sheriati i ka kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes së nderit, duke mbyllur çdo rrugë që mund të shpjerë në shthurje.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (1/ 367) (495.

496).

Më shumë (4)

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (1/ 299).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 382).